Lajme Zone
“Lufta jonë kishte qëllim mbrojtës!”/ Konjufca para vendimit në Hagë: Presim aktgjykim lirues për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Lufta jonë kishte qëllim mbrojtës!”/ Konjufca para vendimit në Hagë: Presim aktgjykim lirues për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Konjufca e ka cilësuar këtë moment si përmbylljen e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa ka shprehur pritshmërinë për një vendim lirues. “Sot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot është i pritshëm një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UCK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse, kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë së popullit tonë dhe stopimin e gjenocidit të forcave paramilitare serbeSot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot pritet një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të Shtabit të UÇK-së”, u shpreh Konjufca. Ai ka folur edhe për luftën e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një përpjekje mbrojtëse të shqiptarëve të Kosovës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Konjufca