Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, punimet e së cilës nisin më 22 dhe mbyllen më 28 shtator. Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në Asamblenë e OKB-së nga shefi i qeverisë, i cili pritet të mbajë fjalën gjatë paradites së 25 shtatorit, me orarin amerikan. LEXO edhe...Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është alter egoja jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit Sipas traditës, të gjithë liderët do të kenë mundësi të shkrepin një foto me presidentin amerikan, Donald Trump. Gjithashtu, kryeministri Rama është ftuar në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York më 24 shtator. Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane thotë se Galaja e këtij viti pritet të bashkojë liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit për të vlerësuar kontributet e diasporës dhe për të forcuar partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar. SI.E./ReportTv.al SHBA edi rama Asambleja e OKB Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 29.5% Të gabuar 64.3% Nuk e di 6.2% Vota total: 1670 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

