Lajme Zone
Rama dhe Kumbaro takim me drejtuesit e gjimnazeve, ministrja 'gjen zgjidhjen': Psikologë për fëmijët në protestë!
PolitikëPamfleti

Rama dhe Kumbaro takim me drejtuesit e gjimnazeve, ministrja 'gjen zgjidhjen': Psikologë për fëmijët në protestë!

Sërish me gurë me vete, Rama tha se ky objekt ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët.

Mirela Kumbaro dhe Edi Rama Rama tha se guri ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët. Ndërsa ministrja Kumbaro, ka shpikur një 'zgjidhje' për t'i dhënë fund kaosit, këshillim psikologjik fëmijët dhe prindërit që kanë marrë pjesë në protestë. Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kanë mbledhur në takim drejtuesit e gjimnazeve për të folur për protestën. Rama vijon retorikën duke e trajtuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi si e orkestruar. Sërish me gurë me vete, Rama tha se ky objekt ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët.

"Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese e pamohueshme. Por këtu flasim për ushtrimin e dhunës, kam marrë përsëri me vete gurë, dhe kur imagjinon peshën që merr kur gjuhen drejt trupave të policisë është armë që mund të shkaktojë tragjedi. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo shkollë”, tha ai.

Ndërsa ministrja Kumbaro, ka shpikur një 'zgjidhje' për t'i dhënë fund kaosit, pikërisht këshillim psikologjik fëmijët dhe prindërit që kanë marrë pjesë në protestë.

“Dje kemi pasur shkolla ku pjesëmarrja ka qenë 90%. Shkollat kanë qenë të hapura për të gjithë. Procesi mësimor ka nisur edhe kur ka pasur mungesa të fëmijëve. Janë orë të marra dhe të zhvilluara nga fëmijët, të cilat do të plotësohen të gjitha. Do tu ofrojmë të gjithëve këshillim psikologjik, sepse kjo është një traumë. Të njëjtën punë me trajnime e kemi bërë edhe me oficerët e policisë në shkolla. Në të gjitha shkollat e Shqipërisë ka vijuar procesi mësimor, me shumë pak episode, kur jashtë dyerve të shkollave kanë tentuar të prishin orët mësimore”, u shpreh Kumbaro.

edi rama mirela kumbaro Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama mbledh nesër grupin parlamentar, vendos t’i hedhë në ‘letër’ manovrat për shuarjen e protestës! 19 Tetor 2026, 23:0323:03Politike Revolta e studentëve, Mazniku: Edi Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet, përfaqëson 800 mijë vota 19 Tetor 2026, 22:4122:41Politike Socialistët shpallin Ramën “mbret”: Ai do fitojë dhe dy palë zgjedhje të tjera! 19 Tetor 2026, 22:2722:27Politike Studentët dhe protestat e keqja e vendit? Balla: Kanë dëmtuar turizmin dhe sektorin bankar 19 Tetor 2026, 22:1322:13Politike A ngjason protesta e studentëve me “21 Janarin”? Topi: Sot politikanët e opozitës nuk pranohen në shesh 19 Tetor 2026, 22:1222:12Politike Çfarë ndodh nëse Edi Rama jep dorëheqjen? Ish-presidenti Topi habit me përgjigjen 19 Tetor 2026, 22:0422:04Politike