Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama dhe Berisha janë njësoj”/ Protestuesja me tone të forta nga Kryeministria: Kreu i PD të tregojë si jepet dorëheqja, të japë shembullin i pari


Një reagim i fortë është regjistruar ditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një protestuese i ka drejtuar një thirrje të hapur e të prerë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Një reagim i fortë është regjistruar ditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një protestuese i ka drejtuar një thirrje të hapur e të prerë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Duke kujtuar praninë e saj që prej nisjes së pluralizmit politik në Shqipëri, protestuesja theksoi se lëvizja e sotme rinore dhe qytetare nuk mund të shfrytëzohet më nga e njëjta klasë e vjetër politike, ndërsa kërkoi që Berisha të japë shembullin duke u tërhequr përfundimisht nga skena politike: “I bëj thirrje zotit Sali Berisha, mbrapa të cilit kam qenë 6 vjeç kur ka dalë në mitingun e parë të demokracisë në vitin 1991. Kam qenë në 1997 atje kur u bë qeveria teknike me shpresën se u bashkuam prapë, dhe tani prapë këtu.” Në mesazhin e saj direkt, ajo i bëri apel kreut të opozitës të tregojë përgjegjësi ndaj vendit dhe të udhëzojë largimin e pushtetarëve përmes aktit personal të tërheqjes: “I them Sali Berishës: shko merr pensionin, gëzo ata fëmijë, nipër e stërnipër. Gëzo jetën e pensionit, boll! Si gjysh e stërgjysh, shko dhe jepi qëndrimin tënd. Thuaji Edi Ramës si jepet dorëheqja! Jep dorëheqjen dhe boll dole të flasësh. Ti nuk ke gojë të flasësh, je i pafytyrë si Edi Rama. Jepe shembullin, dil në pension dhe jepi vetes dinjitet.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb