Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama dhe Berisha i tremben SPAK-ut!”/ Ermal Peçi: Pa drejtësinë, këta do të hidhnin valle! Kryeministri rrezikon edhe nëse jep dorëheqjen


Gazetari Ermal Peçi ka komentuar protestat studentore dhe situatën politike në vend, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i druhen veprimtarisë së SPAK-ut. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ina Qirjon në News24, Peçi theksoi se zgjidhja e krizës aktuale duhet të vijë përmes drejtësisë, ndërsa paralajmëroi se dorëheqja nuk e përjashton kryeministrin nga përballja me institucionet ligjzbatuese.

Gazetari Ermal Peçi ka komentuar protestat studentore dhe situatën politike në vend, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i druhen veprimtarisë së SPAK-ut. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ina Qirjon në News24, Peçi theksoi se zgjidhja e krizës aktuale duhet të vijë përmes drejtësisë, ndërsa paralajmëroi se dorëheqja nuk e përjashton kryeministrin nga përballja me institucionet ligjzbatuese. Sipas gazetarit, protesta e studentëve është një thirrje për shpresë, meritokraci dhe ndryshim, në një vend ku korrupsioni është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të kapërcejnë frikën dhe të marrin pjesë në tubime, duke vlerësuar qëndresën e të rinjve përballë ndërhyrjeve të policisë. Peçi u ndal edhe te përdorimi i gazit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës gjatë protestave, duke theksuar se situata të tilla mund të frikësojnë një pjesë të shoqërisë. Megjithatë, ai vlerësoi vendosmërinë e studentëve që vazhdojnë të protestojnë. Peçi akuzoi Ramën dhe Berishën se e sulmojnë drejtësinë sa herë që u krijohet mundësia, pasi, sipas tij, i druhen hetimeve dhe ndëshkimit të bashkëpunëtorëve të tyre. “Protesta i thërret shpresës dhe meritokracisë, ndaj duhet mbështetur dhe sa më shumë qytetarë të vrasin frikën e të dalin në shesh. Kur kërcet dhuna, gazi, shkopi i gomës, një pjesë e shoqërisë edhe trembet. Aty kemi parë të rinj zemërluanë që janë ende në shesh, pavarësisht çdo gjëje. Një vend demokratik nuk ndërtohet me hajdutë. Meritokracia është vrarë, kryefjala sot është korrupsioni. Zgjidhja e kësaj situate është vetëm te drejtësia. Kanë hall vetëm te dënimi, kur shohin që bashkëpunëtorët e tyre janë dënuar. Rama, edhe nëse e jep, edhe nëse nuk e jep dorëheqjen, rrezikon përballë drejtësisë. Rama dhe Berisha i tremben SPAK-ut, ndaj në narrativën e tyre gjejnë momente të sulmojnë drejtësinë. Nëse nuk do të ishte për SPAK-un, këta do të hidhnin valle”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb