Lajme Zone
Rama degjeneron Irfan Hysenbelliun: Duhet të jetë para drejtësisë, janë kapicë dosjet për evazion fiskal
PolitikëCNA

Rama degjeneron Irfan Hysenbelliun: Duhet të jetë para drejtësisë, janë kapicë dosjet për evazion fiskal

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Irfan Hysenbelliu i ...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Irfan Hysenbelliu i News 24 duhet të jetë para drejtësisë pasi dosjet e tij për evazion fiskal miliona euro janë kapicë.

Rama theksoi se pavarësisht faktit se dosjet janë kapicë dhe evazioni fiskal është miliona e miliona e miliona euro, Prokuroria e Tiranës i ka dhënë imunitet.

Kryeministri nënvizoi se News 24 është një gropë e madhe e fshehjes së të ardhurave të shtetit. “Nuk do paguajmë nga taksat e shqiptarëve për gropën e madhe të fshehjes së të ardhurave të shtetit News 24, pronari i të cilës duhet të jetë para drejtësisë për të cilin janë kapicë dosjet për evazion fiskal, miliona e miliona e miliona euro, të cilit Prokuroria e Tiranës i ka dhënë imunitet apo për lavatriçen e parave të zeza Syrin. Dy burimet e propagandës më të shëmtuar të policisë së Shtetit, këtyre që qajën për studentët, që duan arsim me të financuar dhe që të tërë, që shumica e tyre marrin paratë në dorë, grabisin pensionet nuk deklarojnë të ardhurat se janë paratë e zeza. Nuk kanë zemër të kontribuojnë të paktën me tatimin mbi pagën e tyre të vërtetë në të zezë ju rrofshin channel-et, palltot e xhaketat e kashmirit kur grabisin pensionistët”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.