Takimi sot i socialistëve Pas ditëve me pikëpyetje për lëvizje në kabinet, kryeministri nuk preku ekipin qeveritar. Ministrat dhe deputetët socialistë shpërndanë thuajse në kor të njëjtat mesazhe për “Besën”, “Praninë Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”... Ministrat e Edi Ramës mund të marrin frymë lirisht. Mbledhja e sotme e përbashkët e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar përfi pa furtunën e ndryshimeve që ishte përfolur prej ditësh, ndërsa vëmendja u zhvendos te porositë politike dhe organizative për sezonin e ri.
Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave, një ditë pas mbledhjes së qeverisë te “Vila e Kuqe”. E vetmja lëvizje lidhet me Ministrinë e Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Evis Salës, ndërsa vendin e saj e merr Klodjana Spahiu. Për pjesën tjetër të kabinetit nuk pati ndryshime. Mundësia e lëvizjeve të tjera ishte një prej pikëpyetjeve kryesore para takimit të sotëm.
Dhe sapo kaloi “rreziku”, socialistët u hodhën në sulm në rrjetet sociale. Ministra dhe deputetë publikuan mesazhe për mbledhjen, duke promovuar në mënyrë të koordinuar konceptet e prezantuara nga Rama: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.
Delina Ibrahimaj shkroi se takimi vendosi në qendër qytetarin, dëgjimin dhe përgjegjësinë, ndërsa “BESA”-n e përkufizoi si “Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”. Petrit Malaj deklaroi se nis një sezon i ri pune me angazhim më të madh pranë qytetarëve, ndërsa Albana Koçiu shkroi për “më shumë përgjegjshmëri, më shumë pranishmëri dhe më shumë shërbim”.
Në të njëjtën linjë u rreshtuan edhe Mirela Kumbaro, Blendi Gonxhja, Ermal Nufi dhe Besfort Lamallari. Postimet shoqërohen me të njëjtat slogane dhe hashtagë, mes tyre #BESA, #PraniaBesnike dhe #PasqyrAlbania, duke e kthyer përfundimin e mbledhjes në një fushatë të sinkronizuar komunikimi në rrjetet sociale.
Mesazhi që socialistët morën nga Rama ishte pikërisht ky. Kryeministri e përqendroi fjalën te marrëdhënia e administratës me qytetarët, duke identifikuar si probleme “shtetin labirint”, mungesën e memories institucionale dhe perceptimin se njohjet vlejnë më shumë se merita dhe ligji.
“Besa”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania” dhe “Shkalla e Meritës” u paraqitën nga Rama si pjesë e një reforme të marrëdhënies qytetar-shtet dhe jo thjesht si slogane apo platforma të reja. Sipas tij, “Pasqyrë Albania” synon t'i japë qytetarit mundësinë të ndjekë dhe kontrollojë mënyrën se si shteti trajton kërkesat dhe problemet e tij.
Kështu, mbledhja që nisi nën hijen e skenarëve për ndryshime në qeveri përfi pa surpriza. Edhe pse qytetarët kanë afro 100 ditë në shesh, Rama ende merret me platforma digjitale. /Pamfleti grupi i ps qeveria ministra screenshot 5 screenshot 6 screenshot 7 screenshot 8 screenshot 9 screenshot 10 screenshot 11 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tri ngjarje të rënda kriminale brenda pak orësh, PD: Autoriteti i shtetit po sfidohet hapur nga krimi 3 Shtator 2026, 18:1518:15Politike Balliu nga Blloku i Sigurisë: Turp që protestuesit janë në qeli, aty duhet të ishte Edi Rama 3 Shtator 2026, 14:4514:45Politike “Edi Rama si Vuçiçi”, Bardhi denoncon bllokimin e llogarive në Instagram: Algoritëm censure kundër opozitës 3 Shtator 2026, 14:4014:40Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Të zgjerojmë bashkëpunimin dhe investimet 3 Shtator 2026, 13:2513:25Politike "Po qesh? Kanë ardhur kohë të këqija”/ Rama i hakërrehet socialistit në mbledhje: Do hani një të shtyrë që do i luteni Zotit 3 Shtator 2026, 13:1013:10Politike Dorëheqja e Evis Salës, deputeti Spahia ngre pikëpyetjen: Ku u thye besimi i Ramës? 3 Shtator 2026, 12:4512:45Politike
