Sot kryeministri Edi Rama propozoi Klodiana Spahiun, e cila mban postin e nënkryetares së Kuvendit për tëe zvëndësuar Evis Salën në Ministrinë e Shëndetësisë.
Spahiu ka reaguar pak më parë duke falenderuar kryeministrin Edi Rama për propozimin ndërsa shprehet se do të vazhdojë misionin për të çuar përpara çdo angazhim. “Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.
Në pamundësi për t'ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!”, tha Spahiu./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

