Lajme Zone
KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

KLP nuk i ka përcjellë ende ILDKPI-së formularët e vetëdeklarimit të pasurisë së pesë kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Për pasojë, institucioni përgjegjës nuk mund të nisë verifikimin e pasurive të tyre, ndërsa koha për zhvillimin e procedurës vazhdon të konsumohen nga konfliktet brenda Këshillit.

Mbledhja e KLP Anëtarët e Këshillit janë futur në një zinxhir konfliktesh dhe kërkesash për përjashtimin e njëri-tjetrit, ndërsa formularët e pasurisë së pesë kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm nuk i janë dërguar ende ILDKPI-së. Përplasjet po rrezikojnë afatet e procesit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është kthyer në arenë përplasjesh personale, akuzash dhe kërkesash për përjashtime mes vetë anëtarëve. Në vend të një procesi serioz për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, institucioni po prodhon kaos, ndërsa procedurat që duhet të kishin ecur përpara kanë mbetur pezull.

KLP nuk i ka përcjellë ende ILDKPI-së formularët e vetëdeklarimit të pasurisë së pesë kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Për pasojë, institucioni përgjegjës nuk mund të nisë verifikimin e pasurive të tyre, ndërsa koha për zhvillimin e procedurës vazhdon të konsumohen nga konfliktet brenda Këshillit.

Kaosi nisi në mbledhjen e kaluar dhe vijoi edhe sot. Fillimisht ishte kandidati Ylli Pjetërnikaj që kërkoi përjashtimin e Vatë Stakës nga procedura. Më pas nisi një zinxhir që duket se nuk ka fund: Staka kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodës, Hoda kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit, ndërsa ky i fundit kërkoi përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani.

Nga një procedurë për zgjedhjen e kreut të organit të akuzës, KLP ka përfunduar praktikisht duke diskutuar se cili prej anëtarëve të saj duhet të përjashtojë tjetrin.

Mbledhja e mëparshme kishte dhënë sinjalet e para të degradimit të situatës. Debatet procedurale u kthyen në sulme personale, ironi dhe akuza për nivelin e formimit të anëtarëve. Stojani arriti të deklaronte se Këshilli “nuk është më në terezi”, ndërsa përplasjet mes anëtarëve kaluan deri te shkollimi dhe kualifikimet e tyre.

Në vend që mbledhja e sotme ta rikthente institucionin në normalitet, situata vijoi pothuajse në të njëjtën mënyrë. “Pse qeshe me ironi?”/ Plas sherri në KLP, Stojani përplaset me Mirela Bogdanin dhe kërkon përjashtimin e saj!

28 Gusht, 18:05 Stojani këmbënguli në kërkesën e tij ndaj kryetares, duke e akuzuar se kishte tejkaluar kompetencat dhe se kishte favorizuar në mënyrë të njëanshme. Bogdani kundërshtoi, ndërsa debati për procedurën përfi sërish te formimi profesional dhe akademik.

“Unë e di që ti ke probleme me formimin”, iu drejtua Stojani kryetares së KLP-së. Bogdani iu përgjigj duke e sfiduar që të hapnin diplomat, masterat dhe kualifikimet për të parë se kush kishte probleme me formimin.

Kështu, për të dytën mbledhje radhazi, një institucion i drejtësisë që duhet të demonstrojë standard të lartë profesional është konsumuar nga përplasje që kanë pak lidhje me detyrën urgjente që ka përpara.

Drejtimin e mbledhjes së sotme e mori Erind Gërmenji, si relator i çështjes. Por edhe kjo tentativë për të vijuar procedurën dështoi. Kuorumi i nevojshëm i votave nuk u arrit dhe vendimmarrja u shty për një tjetër mbledhje.

Problemi tashmë shkon përtej toneve dhe nivelit mediokër të debatit. Përplasjet po prodhojnë pasoja konkrete për një proces kushtetues, pasi KLP duhet të vlerësojë kandidatët dhe të propozojë tre emra për Prokuror të Përgjithshëm, mbi të cilët më pas vendos Kuvendi.

Ndërkohë, pesë kandidatët janë në pritje dhe kontrolli i pasurisë së tyre nuk ka nisur ende. KLP, që duhet të administrojë procesin, prej dy mbledhjesh nuk po arrin të administrojë as konfliktet brenda vetes.

Nëse ritmi vazhdon kështu, mbledhja e ardhshme rrezikon të jetë vetëm akti i radhës i së njëjtës shfaqje: kërkesa për përjashtime, akuza personale dhe mungesë vendimmarrjeje, ndërsa gara për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme mbetet peng i kaosit në Këshill.

Pjesë nga debati sot:

Stojani: Unë i qëndroj kërkesës që kam depozituar. Ti ke tejkaluar kompetencat e tua, zonja kryetare, ke favorizuar në mënyrë joobjektive dhe të njëanshme. Ndiq procedurën, mos më bëj thirrje morale.

Bogdani: Unë marr kërkesat dhe kaq, nuk bëj morale. Unë nuk e kuptoj pse duhet të nisim nga kërkesa e fundit, pse nga e treta dhe jo nga e para.

Stojani: Unë e di që ti ke probleme me formimin, po…

Bogdani: Nëse unë kam probleme me formimin, hajde hapim diplomat e universitetit dhe shohim që nga masterat, formimin, kualifikimet dhe e shohim kush ka probleme me formimin. Shihni njëherë formimin tuaj dhe pastaj hajde flasim.

Stojani: Keni një kuadër ligjor, merreni në shqyrtim. klp debate sherr Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 96 ditë rezistencë, qytetarët vijojnë protestën kundër kastës politike 3 Shtator 2026, 19:5619:56Aktualitet Reshje të dendura breshëri në Devoll, dëme të mëdha në prodhimet bujqësore! (Video) 3 Shtator 2026, 19:5019:50Aktualitet Zjarri në Kashnjet përfshin disa banesa, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri! 3 Shtator 2026, 19:0319:03Aktualitet Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë 3 Shtator 2026, 17:3617:36Aktualitet Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni për pastrimin e Tiranës! 3 Shtator 2026, 17:1017:10Aktualitet Zjarr i madh në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat 3 Shtator 2026, 16:4016:40Aktualitet