Lajme Zone
Rama-Berisha, përballë zemërimit që nuk shuhet
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama-Berisha, përballë zemërimit që nuk shuhet

Këtë të hënë, protestuesit kanë vendosur në shkallët e Kryeministrisë dy manekina me figurat e Ramës dhe Berishës, të cilave më pas u kanë vënë flakën. Veprimi simbolik është shoqëruar me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke vendosur të dy drejtuesit politikë në qendër të pakënaqësisë qytetare.

Djegia simbolike para Kryeministrisë Prej tri javësh, studentët dhe qytetarët vijojnë protestat në Tiranë, duke refuzuar si pushtetin e Edi Ramës, ashtu edhe opozitën e Sali Berishës. Pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë dhe përpjekjeve për ta futur revoltën në përplasjen tradicionale politike, protestuesit nuk janë tërhequr. Mesazhi i tyre është i prerë: “Rama në burg, Berisha në burg”. Revolta studentore dhe qytetare nuk po shuhet. Edhe këtë të hënë, protestuesit kanë vijuar qëndresën përpara Kryeministrisë, duke dëshmuar se pakënaqësia e tyre nuk kufizohet vetëm te qeveria e Edi Ramës, por shtrihet edhe ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Këtë të hënë, protestuesit kanë vendosur në shkallët e Kryeministrisë dy manekina me figurat e Ramës dhe Berishës, të cilave më pas u kanë vënë flakën. Veprimi simbolik është shoqëruar me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke vendosur të dy drejtuesit politikë në qendër të pakënaqësisë qytetare.

Por ajo që po ndodh në Tiranë shkon përtej një episodi proteste. Studentët dhe qytetarët që kundërshtojnë njëkohësisht Ramën dhe Berishën po përpiqen të ruajnë një lëvizje të pavarur nga dy partitë kryesore, duke refuzuar që zemërimi ndaj qeverisë të shndërrohet në mbështetje për opozitën tradicionale.

Përpjekjet e Partisë Demokratike për t'u bërë pjesë e protestës janë përballur me kundërshtimin e një pjese të studentëve. Më 31 tetor, prania e deputetëve Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, së bashku me mbështetës të opozitës, shkaktoi reagime nga protestues që kërkuan largimin e përfaqësuesve politikë. Kjo përplasje ka nxjerrë në pah një problem për Berishën: pakënaqësia ndaj qeverisë nuk po përkthehet domosdoshmërisht në mbështetje për Partinë Demokratike.

Nga ana tjetër, përfshirja e opozitës në protestë i jep Ramës mundësinë ta paraqesë revoltën si një aksion të kundërshtarëve të tij politikë, duke zhvendosur vëmendjen nga kërkesat e studentëve te përplasja e zakonshme mes mazhorancës dhe opozitës.

Pikërisht këtë mekanizëm po kundërshton një pjesë e protestuesve. Ata nuk kërkojnë që revolta të marrë ngjyrat e një partie, por që pakënaqësia qytetare të dëgjohet jashtë kontrollit të dy kampeve politike.

Ndërkohë, protesta ka kaluar përmes ditëve të tensionuara. Në rrugët e Tiranës janë regjistruar përplasje me policinë, përdorim i gazit dhe ujit, bllokime të qarkullimit dhe incidente me zjarr. Prania e forcave speciale dhe automjeteve ujëhedhëse nuk e ka ndërprerë vijimin e tubimeve.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, studentët kanë vazhduar mobilizimin, duke e mbajtur protestën aktive edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Përplasja politike që ka krijuar revolta është e dukshme. Rama e ka ndërtuar prej vitesh një pjesë të retorikës së tij politike mbi kundërshtimin e rikthimit të Berishës, ndërsa kreu i PD-së e ka vendosur largimin e Ramës në qendër të strategjisë së opozitës.

Një protestë që refuzon njëkohësisht të dy liderët e sfidon këtë ndarje. Ajo ngre pyetjen nëse pakënaqësia ndaj qeverisë mund të prodhojë një alternativë jashtë dy forcave që kanë dominuar politikën shqiptare. /Pamfletirama berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tabaku ngre alarmin për ekonominë: Paraja e pistë dhe informaliteti po godasin prodhimin 2 Nëntor 2026, 18:1618:16Politike “Mbreti lakuriq” dhe oborri i sakrifikuar, socialistët si gurë shahu në duart e Edi Ramës 2 Nëntor 2026, 18:0518:05Politike Shpërthen lufta, Veliaj zbulon kërcënimet e Ramës: Kam më pak liri, por më shumë dinjitet sesa Kryeministri! 2 Nëntor 2026, 17:1417:14Politike A u kërcënua Veliaj në qeli? Plarent Ndreca: Ju kërkua dorëheqja dhe të pranojë se ka gisht te 'Flamingot' 2 Nëntor 2026, 17:0217:02Politike Nga “babai politik” te “kalbja në burg", a i dërgoi Rama ultimatum Veliajt përmes Toni Gogut? 2 Nëntor 2026, 16:4516:45Politike Boshti ballkanik i humbësve: Çfarë po kurdisin Orban dhe Vuçiç? 2 Nëntor 2026, 15:4015:40Politike