Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problem që, sipas tij, i është përsëritur gjatë pagesave përmes Raiffeisen On.
Ai ka treguar se më datë 6 ka kryer pagesën online të një gjobe makine, përmes rubrikës “Faturat”, por pavarësisht pagesës së kryer, gjoba vijon të shfaqet në sistem si e papaguar.
“Kam paguar gjobën e makinës tek rubrika e Faturave tek Raiffeisen On dhe gjoba vazhdon të jetë në sistem. Nuk është hera e parë që më ndodh ky problem”, shprehet ai.
Ai ka kontaktuar edhe shërbimin e klientit, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete për situatën pasi përgjegjësia pasohet në departamente të ndryshme pa efektivitet. Ai thotë se zakonisht, pas kryerjes së pagesës, gjoba hiqet nga sistemi, ndërsa këtë herë ajo vijon të figurojë aktive.
Ai ka vënë në dispozicion edhe dëshminë e pagesës online, ndërsa kërkon një sqarim lidhur me vonesën në përditësimin e sistemit pasi nëse ndalet nga Policia pasojat bien direkt mbi të dhe jo bankën që s’kryen punën e saj siç duhet.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ dua të bëj një denoncim publik për Raiffeisen Bank sepse nuk është hera e parë që më ndodh ky problem. Kam paguar gjobën e makinës Tek rubrika e Faturave tek Raiffeisen On dhe gjoba vazhdon të jetë në sistem, mar në Tel të vetmin nr për shërbimin e klientit dhe dëgjoni çfarë zgjidhje më jep goca Nuk kam foto të gjobës se kaluar duhet të kërkoj shumë, jam gati t'i marim në Tel shërbimin e klientit dhe jam i sigurt që të njëjtën përgjigje do japin, por presim nëse gjoba do ritet apo do hiqet nga sistemi Kjo është pagesa e kryer online Kjo del akoma online pret për t'u paguar Dt 6 e kam paguar sot del akoma e papaguar Në përgjithësi hiqet gjoba sapo bëhet pagesa Po tani që flasim është ende aktive

