Momente paniku janë regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Kallmit, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç është marrë nga era dhe është larguar nga bregu, duke përfunduar në mes të detit.
Fëmija, i cili po pushonte me familjarët në Kallm, ka qenë mbi një komordare dyshek kur është transportuar nga era drejt zonës së Currilave. Situata është pikasur në kohë nga pronari i një beach bari në zonë, i quajtur Erlind Shtylla, i cili ka shkuar menjëherë në ndihmë dhe ka arritur ta nxjerrë fëmijën nga deti.
Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë bëri që ngjarja të përfnte pa pasoja për 3-vjeçarin.
Kjo ngjarje shërben edhe si një apel për prindërit dhe pushuesit që të tregojnë kujdes maksimal ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në plazh. Në kushtet e erës dhe detit të trazuar, edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të rënda, ndaj fëmijët duhet të mbahen gjithmonë nën mbikëqyrje të afërt dhe të mos lihen vetëm pranë ujit.

