Foto Pamfleti / “O budallenj, mendoni vërtet se Vlora i fik radarët pa lejen e ‘të gjatit’?”... Shpirti është gjë e madhe për njeriun. Ndjesitë, impulset që vijnë nga truri dhe komandat e libidos, të përziera me ndërgjegjen, krijojnë një koktej shpërthyes që mund të vendosë gjithçka në jetën tonë.
Për shpirtin kanë ndodhur mrekulli. Janë shkruar kryevepra të letërsisë botërore, kanë ndodhur drama e tragjedi të mëdha, madje kanë shpërthyer edhe skandale politike.
Deri tani, megjithatë, nuk kishim dëgjuar që dikush të ‘fikte radarët’ për shpirtin e vet.
Në komunizëm ka ndodhur një histori e ngjashme, por jo me radarë.
Një inxhinier elektrik nga Tirana dërgohet, siç ndodhte rëndom në atë kohë, “në bazë”. E çojnë në Librazhd. Inxhinieri, djalë i pashëm, njeh një vajzë vendase, në qytezën që njihej për vajza të bukura.
Ai takohet me të, por marrëdhënia e tyre ndërlikohet. Ndoshta sepse inxhinieri nuk dukej fort me perspektivë, ndoshta sepse nuk dinte të ishte joshës, ose ndoshta sepse ishte thjesht ‘budalla’.
Një mbrëmje, vajza që pëlqente inxhinieri shkon në një mbrëmje vallëzimi të organizuar nga ndërmarrja, në lokalin qendror të qytetit. Inxhinieri, i verbuar nga pezmi i zemrës së thyer, e sheh, por nuk futet në mbrëmje për të bërë duel me konkurrentin.
Zgjedh një rrugë më të shkurtër. Shkon në nënstacionin ku punonte dhe ul thikat e energjisë për të gjithë qytetin. Sikur donte t’i jepte vajzës një sinjal: për ty e lë të gjithë Librazhdin pa drita.
Inxhinierin e ndëshkuan. Nuk dihet si përfi historia e tij me vajzën e bukur të qytetit, por Partia mori masa që askush të mos bënte më një gomarllëk të tillë dhe të linte Librazhdin pa drita.
Ngjarja nuk u përsërit më.
Në kohët tona, një ministër ka mbytur Tiranën. Të tjerë hapnin portat e Fierzës sa herë humbnin në lloto. Disa shpallnin shtetrrethim në kryeqytet vetëm për të kapur vajzën që e kishte tallur, duke i thënë: “Nuk di me ma lyp”.
Por, askush nuk e kishte dëgjuar frazën: “Për ty i fik të gjithë radarët e shtetit!”
Imagjinata nuk arrin ta përfytyrojë se si drejtuesja e shërbimit sekret mund të urdhërojë të paktën 30 vartës që të ulin ‘thikat’ e radarëve.
Sipas të gjitha gjasave, disa prej tyre janë shqetësuar dhe kanë raportuar. Të tjerë mund ta kenë kthyer historinë në parodi gjatë pushimit të punës, duke u tallur me ‘dashurinë e pastër’ të shefes Vlora për Gysin e Durrësit.
Në lokal mund të ketë plasur zilia për Gysin, që e kishte bërë Vlorën aq shumë për vete, sa ajo të fikte edhe radarët.
Vetëm njëri, më esëll se të tjerët, duhet t’ua ketë prerë shkurt:
“O budallenj, mendoni vërtet se Vlora i fik radarët pa lejen e ‘të gjatit’?”/Pamfletiradarët e vlorës dritat e librazhdit gjergj zefi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Edi Rama ka “vdekur”, por nuk ka kush e varros... 24 Shtator 2026, 11:4511:45Editorial Kur Presidenti ta sjell në “majë të hundës” 23 Shtator 2026, 11:3511:35Editorial Vlora, arketipi i zyrtarëve të Edi Ramës 22 Shtator 2026, 11:3511:35Editorial Çfarë do të bëjë tani Merz? 21 Shtator 2026, 16:3316:33Editorial Rënia e kancelarit, kriza e tejkalon Gjermaninë 20 Shtator 2026, 13:5913:59Editorial Donald Trump, ‘elefanti në dhomë’ 19 Shtator 2026, 15:1515:15Editorial

