Lajme Zone
Qytetari: Zjarri po afrohet pranë banesave në Fushë-Arrëz
Të tjeraJOQ Albania

Qytetari: Zjarri po afrohet pranë banesave në Fushë-Arrëz

Një qytetar ka ngritur alarmin për një zjarr të madh që po përparon pranë qytetit të Fushë-Arrëzit, shumë afër zonave të banuara. Sipas tij, në terren ndodhen zjarrfikësit, punonjësit e Bashkisë, Shërbimi Pyjor dhe nënkryetari i Bashkisë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të përballuar situatën, por terreni tepër i vështirë po e bën të pamundur shuarjen e flakëve vetëm me mjete tokësore.

Në reagimin e publikuar, qytetari i bën thirrje Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë me helikopterë për shuarjen e zjarrit. Sipas tij, çdo minutë vonesë rrit rrezikun që flakët të përhapen drejt banesave dhe të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën e njerëzve, pronat dhe pyjet.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për dëme në banesa apo persona të lënduar, ndërsa situata mbetet kritike. Autoritetet pritet të japin një përditësim mbi zhvillimin e zjarrit dhe masat që do të merren për neutralizimin e tij.