Lajme Zone
Dyshohet se ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierë, shërbimet e kërkim-shpëtimit në tentativa për lokalizimin e 40-vjeçarit nga Burreli
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierë, shërbimet e kërkim-shpëtimit në tentativa për lokalizimin e 40-vjeçarit nga Burreli

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë sot në një minierë në Bulqizë.

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë sot në një minierë në Bulqizë. Sipas policisë rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel