Lajme Zone
Berat/ Përfshihen nga flakët dy shtëpi të pabanuara, dëmtohet një monument kulture dhe një makinë
Të tjeraReport TV

Berat/ Përfshihen nga flakët dy shtëpi të pabanuara, dëmtohet një monument kulture dhe një makinë

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës në vendngjarje, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve.

Një zjarr ka rënë sot në dy banesa të pabanuara në lagjen "Çlirim" në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht nga oborret e këtyre banesave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacionit kanë shkuar edhe forca të shumta policie. LEXO edhe...Pickimet nga insektet gjatë sezonit veror! Mjeku në Berat: Rastet e rënda nga ‘vejusha e zezë’ dërgohen në Tiranë (VIDEO) Flakët janë përhapur edhe drejt çatisë së një banese të shpallur monument kulture, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë e mundur lokalizimi dhe shuarja e zjarrit, duke shmangur dëme më të mëdha. Pranë vatrës së zjarrit ndodhej edhe një automjet tip Ford, i cili pësoi dëmtime në pjesën e përparme, por u largua në kohë nga vendi nga forcat zjarrfikese. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës në vendngjarje, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve. P.J/ReportTv.al Berat zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 1526 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?