Qëndresa qytetare kundër qeverisë ka shënuar një tjetër natë të fuqishme, duke përmbyllur me një marshim masiv ditën e saj të 40-të radhazi të protestës së pandërprerë në kryeqytet. Pasi qëndruan për disa orë përpara godinës së Kryeministrisë, ku aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë artikuluan akuzat e tyre përmes fjalimeve të ashpra, protestuesit janë zhvendosur në këmbë duke përshkuar akset kryesore të Tiranës. Kolona e gjatë e qytetarëve ka marshuar fillimisht drejt zonës së 9-katësheve, për të vijuar më pas përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë”, rrugës “Fortuzi” dhe rrugës së Durrësit, duke paralizuar qarkullimin dhe duke tërhequr mbështetjen e banorëve në dritare e trotuare. Edhe këtë mbrëmje, marshimi pa shenja lodhjeje është shoqëruar me koret e fuqishme dhe thirrjet e qindra pjesëmarrësve që kërkojnë rrëzimin e kastës politike. “Rama jep dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Ju erdhi fundi”, dhe “O Erjon, o legen, prit Ramën se po vjen”, ishin disa nga thirrjet kryesore që kumbuan në rrugët e kryeqytetit.
Në mbyllje të aksionit të sotëm, protestuesit dhanë një mesazh të qartë dhe të prerë: kauza nuk do të shuhet dhe tubimet do të vijojnë çdo ditë pa asnjë zmbrapsje, deri në përmbushjen e kërkesës së tyre të panegociueshme, largimin e kryeministrit Edi Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Revolta qytetare nuk ndalet! – Marshimi masiv pushton bulevardin “Zogu I”, protestuesit në kor: Arrestoni Ramën! LIVE- Protesta e 40-të kundër qeverisë/ “Parlament i krimit”, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jep dorëheqjen FOTOLAJM/ Protesta kundër kryeministrit! “40 ditë Tirana digjet Rama krihet”, mesazhet e qytetarëve nëpërmjet pankartave: Arrestoni Belindën “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë LIVE – Mbyllen fjalimet te Kryeministria, masa kilometrike e qytetarëve “pushton” rrugët e Tiranës “Intelektualët të vijnë në shesh”, Progni: Shteti u merakos për “reviews” në Google, kujtova se arrestuan Ballukun, Agasin apo Karçanajn “Je kryeministër i korruptuar, mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne! Shqipëria është shtëpia jonë “PS merret me shitjen e biletave dhe jep miliona euro për një këngëtar fashist” – Arbër Lleshi: Deputetët shkojnë të luajnë letra e bixhoz në Strasburg Protesta kundër Ramës/ “Na kanë vjedhur, na larguan nga vendi”, qytetari: Themelet e Parlamentit ‘po shkunden’, populli është zgjuar! Shqiptarët kërkojnë revolucion
