Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare, ku sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të seancës së 23 korrikut, njoftimet, si dhe projektvendimin për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Projektvendimi do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në mbështetje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.
Ndërkohë jashtë sallës, qytetarët kanë rrethuar Kuvendit, nën thirrjen: Nuk napërfaq9soni, Parlament i krimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

