Lajme Zone
Brenda Kuvend, jashtë protestë; qytetarët përplasen me policinë, shoqërohen disa persona
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Brenda Kuvend, jashtë protestë; qytetarët përplasen me policinë, shoqërohen disa persona

Për shkak të gjendjes së tij, në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë, ndërsa ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.

29 MINUTA ME PARE Tensione para Kuvendit/ Policia i hodhi spraj në fytyrë, protestuesi niset me ambulancë drejt spitalit Policia i hodhi spraj në fytyrë, protestuesi niset me ambulancë drejt spitalit Një incident është shënuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të hënë pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku një i ri ka shfaqur probleme shëndetësore pasi ndaj tij policia ka hedhur spraj në fytyrë.

Për shkak të gjendjes së tij, në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë, ndërsa ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.

Më pas, i riu është transportuar drejt spitalit për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Ngjarja ndodhi në kohën kur protesta para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat përdorën spraj me lëndë irrituese për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur nën kontroll situatën. 52 MINUTA ME PARE Tension para Kuvendit/ Protestuesit ‘armatosen’ me vezë, domate e speca; policia i sulmon me spraj lotsjellës Protestuesit ‘armatosen’ me vezë, domate e speca Protesta e zhvilluar këtë të hënë para Kuvendit është shoqëruar me momente tensioni, ndërsa protestuesit kanë tentuar t'i afrohen godinës së Parlamentit dhe të çajnë kordonin e policisë.

Që në nisje të tubimit, qytetarët kishin marrë me vete domate, vezë dhe speca, të cilat do të përdoreshin për t'u hedhur në drejtim të ministrave dhe deputetëve gjatë mbërritjes së tyre në Kuvend.

Situata u tensionua kur një grup protestuesish lëvizi në rrugët përreth Parlamentit në përpjekje për të kaluar perimetrin e sigurisë të ngritur nga Policia e Shtetit. Efektivët bllokuan afrimin e tyre, duke mos lejuar thyerjen e kordonit policor.

Gjatë përplasjeve u hodhën vezë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët përdorën në disa momente spraj me lëndë irrituese për të larguar protestuesit dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Përdorimi i vezëve ndaj zyrtarëve nuk është një zhvillim i ri. Edhe në seancën e kaluar parlamentare protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve që transportonin deputetët dhe ministrat në hyrje të godinës së Kuvendit.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, ndërsa forca të shumta policie vijojnë të mbajnë të rrethuar zonën përreth Parlamentit. 57 MINUTA ME PARE Protesta para Kuvendit, Policia shoqëron organizatorin Arben Kola; 4 efektivë e mbajnë nga krahët dhe këmbët (Video) Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit. Arben Kola Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë. Mes të shoqëruarve është edhe njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola.

Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë. Shoqërimi i tyre erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit, kanë ndryshuar itinerarin e tubimit, duke marshuar fillimisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas drejt Unazës së Madhe. Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku kanë ndodhur edhe shoqërimet e para nga policia gjatë protestës së sotme.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit të dy personave, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë veprim.

Ndërkohë, protesta vijon në zonë, ndërsa forca të shumta policore janë të angazhuara për menaxhimin e situatës.Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit. 2 ORE ME PARE Policia "blindon" Kuvendin, qytetarët u zënë "pritë" ministrave dhe deputetëve; autobotët me ujë në gatishmëri Policia "blindon" Kuvendin Qytetarët janë mbledhur përpara Parlamentit dhe në pika të tjera strategjike rreth Kuvendit, ndërsa Policia ka ngritur një perimetër të përforcuar sigurie me FNSH, "Shqiponjat" dhe autobotë me ujë Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Paralelisht me zhvillimin e saj, qytetarët janë mbledhur në protestën e 58-të radhazi përpara godinës së Parlamentit, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm.

Protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Kuvendit, por janë organizuar në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.

Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe të seancës plenare, Policia e Shtetit ka vendosur një numër të madh efektivësh në terren. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, të përbërë nga dy rreshta të forcave "Shqiponja" dhe një rresht të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të situatës. Sipas raportimeve nga terreni, në disa raste efektivët kanë tentuar t'i largojnë protestuesit nga pozicionet ku ishin vendosur, ndërsa deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe nuk janë shënuar incidente.

Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit, deputetët pritet të shqyrtojnë çështjet e parashikuara në rendin e ditës, ku përfshihen ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare, si edhe procedura të tjera parlamentare.

Vëmendja mbetet e përqendruar te zhvillimi i protestës jashtë Parlamentit dhe mbërritja e deputetëve e anëtarëve të qeverisë, ndërsa pritet të shihet nëse tubimi do të zhvillohet pa incidente deri në përfundim të seancës plenare. 3 ORE ME PARE "Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit"/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike. Sot seanca e fundit plenare Këtë të hënë, 27 Korrik do të mbahet seanca e fundit plenare e Kuvendit, që pritet të shoqërohet me një tjetër protestë qytetare, e thirrur përpara godinës së Parlamentit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:0p, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike. Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Tubimi i së hënës si vijim i revoltës qytetare që vijon prej 58 ditësh, ndërsa pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike.

Ndërkohë qytetarët do të rikthehen edhe këtë pasdite në protestën e përditshme kundër qeverisë, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 58-të.

Tubimi nis në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit pritet të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndryshime politike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Edhe në ditët e mëparshme, protestuesit kanë marshuar në rrugët kryesore të Tiranës, duke u ndalur përpara institucioneve shtetërore, përfshirë Parlamentin, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjatë tubimeve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si: “Dorëheqje!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk na përfaqësoni!”. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Gazi dhe sulmet nuk e ndalin revoltën, qytetarët të vendosur për rrëzimin e dyshes Rama-Berisha 23 Korrik 2026, 21:2421:24LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët në këmbë kundër oligarkisë politike 19 Korrik 2026, 20:4620:46LIVE UPDATES Revolta nuk ndalet/ Fjalime, denoncime dhe thirrje për zhbërjen e kastës politike 18 Korrik 2026, 20:4820:48LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 48 ditë protestë dhe marshim, Tirana në këmbë kundër oligarkisë politike 17 Korrik 2026, 21:2621:26LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Asgjë nuk e ndal revoltën qytetare, kërkohet largimi dhe arrestimi i Ramës 16 Korrik 2026, 20:5220:52LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët kërkojnë fundin e tranzicionit 36-vjeçar 15 Korrik 2026, 21:3221:32LIVE UPDATES