Mbahet sot protesta e 73-të kundër qeverisë. Qytetarët ashtu si në ditët e tjera pritet të mblidhen rreth orës 19:30 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbahen dhe fjalimet nga protestuesit.
Prej më shumë se dy muajsh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike.
Krahas thirrjeve dhe fjalimeve qytetarët në protestë mbajnë dhe pankarta me mesazhe kundër të gjithë klasës politike në vend./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

