Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Diaspora zbarkon në Tiranë!” – Edison Lika zbulon detajet e protestave më 14, 15 dhe 16 gusht: Karvanë makinash nga Europa drejt bulevardit!


Aktivisti Edison Lika ka zbuluar detaje lidhur me organizimin e protestave në kryeqytet, duke konfirmuar se gjatë datave 14, 15 dhe 16 gusht do të ketë një pjesëmarrje masive të diasporës shqiptare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar rezistencës qytetare.

Aktivisti Edison Lika ka zbuluar detaje lidhur me organizimin e protestave në kryeqytet, duke konfirmuar se gjatë datave 14, 15 dhe 16 gusht do të ketë një pjesëmarrje masive të diasporës shqiptare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar rezistencës qytetare. I ftuar në studion e News24, Lika theksoi se mbështetja e diasporës ka qenë e jashtëzakonshme që nga ditët e para të qëndresës, ku bashkëatdhetarët janë organizuar paralelisht edhe në vendet ku jetojnë. Ai u shpreh se kjo protestë është shtrirë edhe jashtë kufijve, ku sipas informacioneve është protestuar në më shumë se 70 qytete të ndryshme në të gjithë Perëndimin. Sa i përket datave simbolike 14, 15 dhe 16 gusht, Lika zbuloi se shqiptarët e diasporës janë vetë-organizuar me udhëtime tokësore në grup për të mbërritur në Tiranë. Qytetarët kanë lajmëruar praninë e tyre për t’u bërë pjesë e rezistencës në shesh, ku grupe të shumta janë nisur me makina nga qytete të Gjermanisë, janë bashkuar me të tjerë në Austri dhe do të hyjnë në Shqipëri nga pikat kufitare si Muriqani. Të gjithë bashkë do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar protestës masive.

Më tej, Lika nënvizoi se diaspora është bërë tashmë një faktor serioz politik në mbështetje të ndryshimit në vend. Në përmbyllje, ai konfirmoi se organizatorët po punojnë me intensitet të lartë paralelisht edhe për aksionin e radhës protestues që do të zhvillohet gjatë muajit shtator. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb