Lajme Zone
Hungaria përmbys epokën e Orbanit, zgjidhet president ish-kreu i Gjykatës Supreme Andras Baca!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hungaria përmbys epokën e Orbanit, zgjidhet president ish-kreu i Gjykatës Supreme Andras Baca!

Deputetët e Fidesz, partisë opozitare të ish-kryeministrit Viktor Orban, nuk morën pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit.

Andras Baca, presidenti i ri Zgjedhja e Andras Bakës në krye të shtetit përbën një goditje politike për Viktor Orbanin, pasi ish-kreu i Gjykatës Supreme ishte shkarkuar në vitin 2012 pas kritikave ndaj reformave të qeverisë së tij në drejtësi. Rikthimi i Bakës në një nga institucionet më të larta të Hungarisë konfirmon përpjekjen e qeverisë së Peter Magyar për të dobësuar ndikimin institucional të ndërtuar gjatë 16 viteve të qeverisjes së Orbanit. Andras Baca është zgjedhur presidenti i ri i Hungarisë, pas votimit të zhvilluar në Parlament. Baca, ish-kreu i Gjykatës Supreme, u zgjodh në postin kryesisht ceremonial të kreut të shtetit me votat e partisë Tisza, forca e qendrës së djathtë që drejton qeverinë e kryeministrit Peter Magyar.

Deputetët e Fidesz, partisë opozitare të ish-kryeministrit Viktor Orban, nuk morën pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit.

Zgjedhja e Bakës merr një peshë të veçantë për shkak të historisë së tij me qeverinë e Viktor Orbanit.

Baka, 73 vjeç, drejtoi Gjykatën Supreme të Hungarisë, por mandati i tij u ndërpre në vitin 2012, pasi ai kritikoi publikisht disa prej reformave në drejtësi të qeverisë së Orbanit. Baka argumentonte se ndryshimet kërcënonin pavarësinë e gjyqësorit.

Përpara drejtimit të Gjykatës Supreme, ai kishte shërbyer për dy mandate si gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Edhe shkarkimi i tij përfi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykata vendosi se largimi i Bakës nga detyra kishte cenuar të drejtat e tij, ndërsa Këshilli i Evropës deklaroi më pas se Hungaria nuk e kishte zbatuar plotësisht vendimin.

Kandidatura e Bakës ishte njoftuar nga kryeministri Peter Magyar dhe ishte miratuar përmes një votimi të fshehtë brenda grupit parlamentar të Tiszës. Magyar e cilësoi nominimin si “një nga vendimet më të rëndësishme” të partisë së tij.

Tisza fitoi zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund periudhës 16-vjeçare të dominimit politik të Viktor Orbanit dhe Fidesz. Qeveria e re ka nisur ndryshime në institucione, të cilat i ka lidhur me riorganizimin e tyre dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Zgjedhja e Bakës vjen gjithashtu vetëm disa javë pasi Parlamenti, me iniciativën e Tiszës, përdori një amendament kushtetues për të larguar nga detyra presidentin Tamas Sulyok, i zgjedhur gjatë qeverisjes së Orbanit.

Në këtë kontekst, rikthimi i Andras Bakës në një nga institucionet kryesore të shtetit merr edhe një dimension politik. Njeriu që humbi drejtimin e Gjykatës Supreme pas përplasjes me reformat e Orbanit, tashmë merr Presidencën në një kohë kur qeveria e Peter Magyar po ndërmerr ndryshime për të dobësuar ndikimin e ish-kryeministrit mbi institucionet hungareze.andras baca hungaria presidenti i ri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA-Iran pranë marrëveshjes, Pakistani: Gjërat po shkojnë drejt paqes 11 Gusht 2026, 16:0216:02Rajoni dhe Bota Tragjedia në Kolumbi/ Papa Leo XIV mesazh nga Vatikani: Lutem për shërimin e shpejtë të të prekurve 11 Gusht 2026, 15:2815:28Rajoni dhe Bota Spanja paralajmëron emigrantët nga Maroku: Mos tentoni kalimin në Ceuta, të gjithë do të kthehen 11 Gusht 2026, 15:0715:07Rajoni dhe Bota Presidenti “gangster” që përfi në kontejner nga frika e një atentati 11 Gusht 2026, 14:4714:47Rajoni dhe Bota Tucker Carlson po përgatit partinë e tij? Krahu rebel i MAGA-s dhe anti-Trump po mendon që tani për 2028-ën 11 Gusht 2026, 14:1014:10Rajoni dhe Bota Publikohen mesazhet nga telefoni Fauci-t, çfarë shkruante për vaksinat dhe shtatzëninë 11 Gusht 2026, 13:1513:15Rajoni dhe Bota