Pamje nga protesta Pas përplasjeve me policinë, hedhjes së molotovëve dhe ndërhyrjes me ujë me presion, protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, mes kushteve të vështira atmosferike dhe masave të shtuara të sigurisë. Nis marshimi i studentëve dhe protestuesve, të cilët janë larguar nga Ministria e Arsimit pas përplasjeve me forcat e policisë dhe hedhjes së molotovëve. Protestuesit pritet të drejtohen drejt Kryeministrisë, ndërsa marshimi po zhvillohet në kushte të vështira atmosferike.
Pas tensioneve të regjistruara përpara Ministrisë së Arsimit, ku protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të 19-të, pjesëmarrësit kanë vendosur të zhvendosen nga zona, duke vijuar tubimin në formën e një marshimi në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, një autobot i policisë, i cili ishte pozicionuar pranë protestuesve për të ndërhyrë me ujë, është zmbrapsur pas përplasjeve të regjistruara në zonë.
Më herët, situata përpara Ministrisë së Arsimit u përshkallëzua, pasi protestues të maskuar hodhën gurë, molotovë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë. Disa koshave të mbeturinave iu vu flaka, ndërsa është raportuar edhe për hedhjen e sendeve me llastiqe në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit.
Forcat e rendit bënë thirrje të vazhdueshme përmes megafonit që protestuesit të tërhiqeshin, të distancoheshin nga veprimet e dhunshme dhe të shmangnin përplasjet. Policia përdori gjithashtu ujë me presion, ndërsa një autobot u afrua për të shuar flakët në kazanët e mbeturinave.
Për shkak të tensioneve, policia ka shtuar masat e sigurisë, duke angazhuar edhe forcat speciale, të cilat janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Protesta e kësaj të shtune nisi me grumbullimin e studentëve në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa pjesëmarrësit kishin paralajmëruar më herët se do të marshonin edhe drejt Kryeministrisë.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ndër shqetësimet e ngritura gjatë javëve të fundit janë kostot e arsimit, kushtet e jetesës, mundësitë e punësimit dhe korrupsioni.
Tubimi është shoqëruar gjithashtu me tensione mes një pjese të studentëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, së bashku me mbështetës të opozitës, kanë marshuar nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë dhe më pas janë zhvendosur përpara Ministrisë së Arsimit, ku prania e tyre është kundërshtuar nga një pjesë e protestuesve.
Pavarësisht motit të keq dhe incidenteve të regjistruara më herët, studentët dhe protestuesit kanë vijuar marshimin, ndërsa pritet që ndalesa e radhës të jetë përpara godinës së Kryeministrisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përshkallëzohen incidentet në protestë, molotovë drejt efektivëve; policia nxjerr në terren ujëhedhësen 31 Tetor 2026, 15:2715:27Aktualitet Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia gati për të ndërhyrë 31 Tetor 2026, 15:0515:05Aktualitet Molotovë dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit, përshkallëzohet protesta në Tiranë 31 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Protestuesit gjuajnë me llastiqe drejt Ministrisë së Arsimit, policia thirrje: Ndaloni dhunën, ndryshe do veprojmë 31 Tetor 2026, 14:3114:31Aktualitet “Mos na e merrni kauzën”, studentët përplasen me deputetët e Berishës në protestë 31 Tetor 2026, 14:3314:33Aktualitet Protesta, studentja: Populli është bërë bashkë, thirrja jonë është kundër Ramës dhe Berishës 31 Tetor 2026, 14:2714:27Aktualitet

