Lajme Zone
Dhunoi për vdekje bashkëshorten dhe u arratis në Greqi, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari në Durrës
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunoi për vdekje bashkëshorten dhe u arratis në Greqi, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari në Durrës

Në pranga ka përfunduar Fatjon Haxhiu  banues në Manzë, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Policia Në pranga ka përfunduar Fatjon Haxhiu banues në Manzë, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Një 38-vjeçar, i akuzuar për dhunimin për vdekje të bashkëshortes së tij, është arrestuar në Durrës, pasi u deportua nga autoritetet greke.

Në pranga ka përfunduar Fatjon Haxhiu banues në Manzë, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 mars të vitit 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Gruaja nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë dhjetë ditë pas ngjarjes.

Gjykata e Durrësit, më 31 mars 2022, caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim.

Kapja e tij u bë e mundur pas deportimit nga Greqia, duke i dhënë fund periudhës gjatë së cilës i dyshuari i ishte shmangur autoriteteve shqiptare.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e veprimeve ligjore.

"Dhunoi fizikisht me pasojë vdekjen, bashkëshorten e tij, në vitin 2022, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasi F. H. akuzohet se më datë 18.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të demtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh.

Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.arrestim dhunoi bashkeshorten per vdekje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shpërthimi tragjik në Athinë, zbardhet e shkuara kriminale e të arrestuarve; 3 autorët me rreth 80 precedentë penalë 30 Tetor 2026, 22:0222:02Kronike Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën 30 Tetor 2026, 17:1517:15Kronike Tragjedia ku humbën jetë 6 persona, arrestohet shqiptari që shkaktoi shpërthimin e ndërtesës në Athinë 30 Tetor 2026, 14:2814:28Kronike Zbulohet baza e drogës në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona 30 Tetor 2026, 14:1014:10Kronike Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, arrestohet protestuesi 19-vjeçar, procedohen penalisht 5 të tjerë 30 Tetor 2026, 12:1812:18Kronike I dënuar në Itali për veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar 30 Tetor 2026, 11:0811:08Kronike