Lajme Zone
Qytetarët nuk dorëzohen, shpërndahen nëpër rrugë; RENEA "blindon" Kryeministrinë
PolitikëPamfleti

Qytetarët nuk dorëzohen, shpërndahen nëpër rrugë; RENEA "blindon" Kryeministrinë

Grupe të shumta qytetarësh kanë marrë drejtime të ndryshme nëpër rrugët e Tiranës, duke vijuar lëvizjen e tyre. Një prej grumbullimeve më të mëdha ndodhet në zonën e Shallvareve, ku protestuesit qëndrojnë së bashku edhe pas ndërhyrjeve të policisë.

RENEA te Kryeministria Protestuesit nuk janë tërhequr nga rrugët e Tiranës, pavarësisht ndërhyrjeve të forta të policisë dhe shpërndarjes së turmës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Një numër i madh qytetarësh është zhvendosur në disa zona të kryeqytetit, ku vijon marshimin, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e demonstruesve është grumbulluar pranë Shallvareve. Pas disa orësh përplasjesh të ashpra përpara Kryeministrisë, situata në bulevard paraqitet më e qetë. Megjithatë, largimi i protestuesve nga kjo zonë nuk ka shënuar përfundimin e demonstratës.

Grupe të shumta qytetarësh kanë marrë drejtime të ndryshme nëpër rrugët e Tiranës, duke vijuar lëvizjen e tyre. Një prej grumbullimeve më të mëdha ndodhet në zonën e Shallvareve, ku protestuesit qëndrojnë së bashku edhe pas ndërhyrjeve të policisë.

Ndërkohë, forcat e rendit vijojnë të jenë të pranishme në disa rrugë të kryeqytetit. Më herët, efektivët ndoqën grupet e protestuesve të larguar nga bulevardi dhe shoqëruan shumë persona. Pranë Kryeministrisë mbeten të dislokuara forcat speciale RENEA, të cilat mbërritën gjatë përshkallëzimit të tensioneve me dy automjete të blinduara. Efektivët e kësaj njësie vazhdojnë të qëndrojnë në zonën përreth selisë së qeverisë. Bie në sy se ata janë të armatosur. Policia mobilizim total kundër protestuesve, zbresin në terren forcat RENEA; Altin Dardha i veshur me ushtarake

17 Tetor, 18:38 Në të njëjtën kohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është parë duke hyrë në godinën e Kryeministrisë. Më herët gjatë protestës, ai ishte i pranishëm në terren, pranë forcave policore të dislokuara në bulevard.

Gjatë përplasjeve të mëparshme, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, ndërsa grupe protestuesish hodhën gurë, sende të forta dhe kokteje Molotov në drejtim të forcave të rendit.

Tensionet u zhvendosën më pas në rrugë të tjera, përfshirë “Myslym Shyrin”, ku u regjistruan zjarre në kosha mbeturinash dhe në një biznes.

Megjithëse intensiteti i përplasjeve ka rënë dhe bulevardi është boshatisur, një numër i madh protestuesish vijon të qëndrojë në rrugë. Grumbullimi te Shallvaret dhe marshimet në zona të tjera të Tiranës tregojnë se demonstruesit nuk janë tërhequr.

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon kështu në ditën e saj të pestë, me grupe qytetarësh të shpërndarë në disa pjesë të kryeqytetit, ndërsa forcat policore dhe RENEA mbeten në terren. 854188358 1136251559359436 6684414731372541303 n screenshot 63 screenshot 62 screenshot 60 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Humbi ndjenjat gjatë tensioneve te Kryeministria, mjeku jep detaje: 53-vjeçari i vetëdijshëm, nën monitorim 17 Tetor 2026, 19:3619:36Aktualitet Tensione para Kryeministrisë, deputetët Shehaj dhe Kapri përplasen me Skënder Hitën 17 Tetor 2026, 19:2119:21Aktualitet Policia zgjeron praninë në kryeqytet, përforcime edhe në Sheshin Wilson 17 Tetor 2026, 19:1719:17Aktualitet Video/ Forcat e policisë 'pushtojnë' rrugët, momenti kur ndjekin protestuesit 17 Tetor 2026, 19:0619:06Aktualitet Humbi ndjenjat gjatë përplasjeve pranë Kryeministrisë, si paraqitet gjendja e protestuesit 17 Tetor 2026, 18:5818:58Aktualitet Video/ Protestuesit zhvendosen në rrugët e Tiranës, tym e flakë te Gjykata e Lartë 17 Tetor 2026, 18:5518:55Aktualitet