Lajme Zone
Qytetarët ende në shesh - Haradinaj kërkon unitet në Kuvend, Musliu: Do ta jap kontributin tim
PolitikëTelegrafi

Qytetarët ende në shesh - Haradinaj kërkon unitet në Kuvend, Musliu: Do ta jap kontributin tim

Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin “Skënderbeu”, përballë objektit të Qeverisë në Prishtinë, pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin “Skënderbeu”, përballë objektit të Qeverisë në Prishtinë, pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.Nga sheshi është bërë thirrje që institucionet dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë pranë qytetarëve dhe të tregojnë unitet në këtë moment. Nasim Haradinaj ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet dhe të dalë me një kërkesë të përbashkët, duke u bërë thirrje deputetëve që të jenë me qytetarët në shesh.“Nëse deri sot s’keni mujt mu marrë vesh, a bon prej sonte me u marrë vesh. Na duhet unitet për të bërë diçka, është koha e fundit”, ka thënë Haradinaj.Thirrjes i është bashkuar edhe deputetja Ganimete Musliu, e cila i ka ftuar të gjithë deputetët, pa dallim partie, që të jenë pranë qytetarëve dhe të japin kontributin e tyre edhe në Kuvend.“Unë do ta jap kontributin tim në Kuvend, e ju si qytetarë vazhdoni të qëndroni. Mua më keni mbrapa”, ka thënë Musliu.Qëndrimi i qytetarëve në shesh po vazhdon, ndërsa priten edhe reagime të tjera gjatë mbrëmjes.