Qull me mish pule Përbërësit: LEXO edhe...Sufle me dardha nga zonja Albana 500 gr mish pule1 qepë e grirë hollë2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri1 litër lëng pule (ose ujë)180–200 gr miell misriKripë, piper i zi, piper i kuqPak gjalpë në fund (sipas dëshirës)Përgatitja: Kaurdisim qepën me gjalpin derisa të zbutet. Shtojmë copat e pulës dhe i skuqim lehtë nga të gjitha anët. Hedhim lëngun e pulës, pak kripë dhe e lëmë të ziejë rreth 35–45 minuta, derisa mishi të jetë shumë i butë. Nxjerrim mishin, e pastroje nga kockat dhe e copëtojmë. Kur lëngu të vlojë, shtojmë miellin e misrit gradualisht duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine që të mos krijohen kokrriza. E lemë qullin të gatuhet 15–20 minuta në zjarr të ulët, duke e përzier herë pas here. Kthejmë mishin e pulës në tenxhere, e përziejmë për 2–3 minuta. Në fund shtojmë pak gjalpë dhe pak piper të zi ose të kuq të sapobluar. MC/ReportTv.al zonjaalbana qull me mish pule receta te shpejta receta tradicionale gatime shtepie shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 7969 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
