Kongresmeni Republikan dhe njëherazi kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson, ka reaguar lidhur me protestat e të rinjve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Wilson shprehet se po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e situatës në Shqipëri.
Kongresmeni i ka bërë thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve.
Reagimi: Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

