Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Qeveria të merret me veten, jo të zihet me Pasqyrën”/ Rama: Nëse nuk është në gjendje të merret me veten të hapë krahun!


Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë, ku ka prezantuar edhe më shumë detaje mbi nismën “Pasqyra Albania”.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë, ku ka prezantuar edhe më shumë detaje mbi nismën “Pasqyra Albania”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se çdo shpenzim i bërë me paratë e qytetarëve duhet të jetë i dokumentuar dhe i aksesueshëm, ndërsa statusi i çështjeve dhe angazhimeve të qeverisë duhet të jetë transparent.

Kryeministri u ndal te mënyra se si duhet të pasqyrohet ecuria e angazhimeve të institucioneve. Rama e përshkroi “Pasqyrë Albania” si një mekanizëm përmes të cilit qytetarët do të mund të shohin më qartë performancën e qeverisë dhe të institucioneve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Një shumë sado e vogël nga taksat e qytetarit do të jetë në pasqyrë. Statusi i çështjes qoftë kolektive qoftë individuale nuk mund të jetë një dekor, nuk mund të mbetet vetëm te fjala në proces, duhet të japë më shumë të dhëna. Nëse është me vonesë thuhet jemi me vonesë, nëse është i përfunduar jepet prova, nëse është anuluar jepet vendimi i anulimit dhe historia mbetet aty nuk zhduket. Një shtet që nuk mban mend ça ka thënë dje, nuk mund të kërkojë më besim sot. “Pasqyrë Albania është një pasqyrë ku qytetari e shesh qeverinë siç është. Dhe një qeveri që nuk i duket bukur qytetarit në pasqyrë duhet të përmirësojë pamjet e vet jo pasqyrën. Çfarë ka bërë, çfarë nuk ka bërë akoma…Janë të gjitha barrë e shtetit. Një reformë e tillë ka vlerë vetëm nëse pasqyra nuk fsheh, se sa shëmtuar mund të duket qeveria në një moment të caktuar, ka vlerë nëse qytetari, opozitari gazetari, mund të përdorin pasqyrën kundër qeverisë, qeveria nuk duhet të zihet me pasqyrën por të merret me veten, nëse nuk është në gjendje të merret me veten duhet të hapi krahun”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama