Partia e Lirisë thotë se platforma për monitorimin e çmimeve të produkteve, e lançuar nga qeveria për të ndërhyrë në rast abuzimesh, nuk ju vjen në ndihmë shqiptarëve. “Ministrja Ibrahimaj ka dalë përpara shqiptarëve për të prezantuar me bujë një të ashtuquajtur platformë të re, "Pasqyra e Çmimeve" apo "Çmimet në monitorim". Një aplikacion online, një ekran digjital që supozohet t'u tregojë shqiptarëve se ku shitet më lirë orizi, vaji apo domatja. LEXO edhe...Jakin Marena: ‘Agora PD’, Berisha kopjon Ramën dhe shqiptarët që votojnë gjithnjë PS Kjo është një fyerje e pastër inteligjence dhe një shfaqje e skajshme e indiferencës së kësaj qeverie ndaj kostos vrastarë të jetesës. Qeveria po u thotë qytetarëve, "Ne nuk i ulim dot çmimet, por po ju japim një aplikacion që t'i shikoni ato në telefon", u shpreh deputetja Brunilda Haxhiu. Sipas deputetes Brunilda Haxhiu e nevojshme është ulja e çmimeve të ushqimeve dhe jo informimi në një platformë online, se sa kushtojnë produktet bazë. “Shqiptarët nuk kanë nevojë për ekrane dhe tabela digjitale për të mësuar se sa kushton buka e gojës. Ata e dinë shumë mirë, e ndiejnë çdo ditë, çdo mëngjes dhe çdo darkë kur zbrazin xhepat e tyre të varfër nëpër supermarkete. Znj. Ibrahimaj, qytetarët nuk ngopen duke parë çmimet në ekran! Ata duan që çmimet të ulen në realitet, që shteti të bëjë detyrën e tij, të ndalojë spekulimet, të uli taksat mbi ushqimet siç bën e gjithë Europa dhe të mos tallet më me dinjitetin e këtij populli. Shqiptarët e kanë kuptuar mirë këtë farsë dhe përgjigjen e tyre po e japin çdo ditë në sheshe dhe në rrugë, duke kërkuar një qeverisje që punon për njerëzit dhe jo propagandën e radhës”, tha deputetja. G.M./E.H/ReportTv.al cmimet e ushqimeve pasqyre albania Delina Ibrahimaj Brunilda Haxhiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5316 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
