Lajme Zone
Qeveria ende pa zv.ministër të Kulturës dhe Politikës Sociale, emrat do të dihen brenda dy javësh
PolitikëTelegrafi

Qeveria ende pa zv.ministër të Kulturës dhe Politikës Sociale, emrat do të dihen brenda dy javësh

Dy muaj e gjysmë pas rikonstruimit të Qeverisë ku u ndryshuan gjithsej tetë ministra, procedura për ndërrimin e zv.ministrave dhe drejtuesve të institucioneve mbeti në gjysmë. Kryeministri Hristijan Mickoski ashtu si edhe para një muaji, tha se ndryshimet do të ndodhin së shpejti.

Dy muaj e gjysmë pas rikonstruimit të Qeverisë ku u ndryshuan gjithsej tetë ministra, procedura për ndërrimin e zv.ministrave dhe drejtuesve të institucioneve mbeti në gjysmë. Kryeministri Hristijan Mickoski ashtu si edhe para një muaji, tha se ndryshimet do të ndodhin së shpejti.“Unë përafërsisht e di se kush, ku dhe çfarë kështu që duhet edhe një herë si koalicion të ulemi dhe ti konfirmojmë. Në periudhë prej një jave apo dy do të ndodhë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Pas rikonstruimit të fundit të qeverisë, mbetën të zbrazura pozitat e zv.ministrit të Kulturës, dhe Politikës Sociale pasi, Sedat Sulejmani Gjoko Vellkovski, u bënë ministra. Ndryshime janë paralajmëruar edhe në pjesën e drejtorëve dhe zv.drejtorëve.Megjithatë, për momentin publikisht nuk është definuar asnjë emër. Nga partia VLEN edhe më tej bëjnë vlerësime.“Procesi i rikonstruimit do të vazhdojë edhe në eshalonin e dytë. Jemi duke shqyrtuar pozitat në kuadër të marrëveshjes së koalicionit dhe, aty ku vlerësohet se ka nevojë, do të propozojmë ndryshime edhe te drejtorët dhe zëvendësdrejtorët. Tani për tani ende nuk i kemi formalizuar emrat”, thonë nga VLEN.Më 13 korrik Kuvendi miratoi ndryshimet në eshalonin e parë. Ministra të rinj u zgjodhën Jeton Shasivari në Drejtësi, Agon Ferati në Marrëdhënie mes Bashkësive, Borçe Serafimovski në Bujqësi, Sasho Klekovski në Shëndetësi, Gjoko Vellkovski në Politikë Sociale, Ivan Stoillkoviq në Vetëqeverisje Lokale, Sedat Sulejmani në Kulturë dhe Erxhan Demir ministër pa portofol./Alsat/