Në nderim dhe kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar sonte me flamurin e SHBA-së.Në fasadën e ndërtesës është shfaqur edhe mesazhi “We Will Never Forget 9/11”, në shenjë kujtimi për viktimat e kësaj tragjedie. Me këtë gjest, institucionet e Kosovës kanë shprehur solidaritetin dhe respektin për viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit, një ditë që kujtohet çdo vit në SHBA dhe në mbarë botën.

