Nuk ka mbetur askush tjetër. “Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mlladiç, përgjegjës për masakrën e Srebrenicës, vdiq disa ditë më parë... Tani duket si një histori fantazmash. Vetëm ish-ministri i Brendshëm i serbëve të Bosnjës, Miço Stanishiç, ka mbetur në atë që, për ndonjë arsye të panjohur, është quajtur “Hiltoni i Hagës”. Bëhet fjalë për njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara, të administruar nga organi të cilit Këshilli i Sigurimit i ka ngarkuar përfundimin e detyrave të mbetura të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën.
Nuk ka mbetur askush tjetër. “Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mlladiç, përgjegjës për masakrën e Srebrenicës, vdiq disa ditë më parë. Para tij, në maj, vdiq Félicien Kabuga, multimilioneri ruandez që financoi gjenocidin ndaj tutsive.
Të tjerë, si udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili aktualisht ndodhet në Britaninë e Madhe, u transferuan falë marrëveshjeve me vende të veçanta.
Emri i 72-vjeçarit Stanishiç, i cili u dorëzua në vitin 2005 dhe u dënua me 22 vjet burg në vitin 2013, lidhet mbi të gjitha me masakrën e Bijeljinës. Dhjetëra njerëz, kryesisht myslimanë boshnjakë, u vranë në këtë qytet mes lumenjve Drina dhe Sava në fillim të prillit 1992 nga paraushtarakët serbë, mes tyre edhe famëkeqët “Tigrat e Arkanit”. Qëllimi ishte shtypja e rezistencës dhe nisja e spastrimit etnik në rajon.
Gjyqtarët përdorën termin “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, e cila synonte largimin e popullsisë joserbe nga Bosnjë-Hercegovina. Ai u deklarua “i pafajshëm”.
Në Scheveningen, periferinë turistike bregdetare të Hagës, 51 nga 52 qelitë janë bosh, shkruan gazeta spanjolle El M. Heshtja duket se mbretëron në burgun e OKB-së.
Por jo të gjitha vdekjet trajtohen njësoj. Nderimet e jashtëzakonshme që iu bënë në Beograd ekzekutorit të Srebrenicës patën efektin e një bombe, një bombe me sahat në zyrat e Ursula von der Leyen, në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, procesi i anëtarësimit të së cilës prej kohësh po has vështirësi.
Ndërkohë, presidenti nacional-populist Aleksandar Vuçiç ka shpërndarë Parlamentin dhe shpreson të qëndrojë në pushtet duke u rikthyer në postin e kryeministrit. Zgjedhjet do të mbahen më 25 tetor.
Një fitore e lëvizjes studentore, e cila është shndërruar në forcën kryesore të opozitës, mund të hapë një epokë të re. Ka ende shumë të panjohura, por ndryshimi është i nevojshëm./Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere della Sera”be hagË serbi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit 11 Shtator 2026, 20:4820:48Rajoni dhe Bota Nga dreri i bardhë dhe leopardët te makinat, dhuratat më të pazakonta për Putinin 11 Shtator 2026, 20:2320:23Rajoni dhe Bota Turqia drejt zgjedhjeve të parakohshme? Mesazhi i ri i Erdogan 11 Shtator 2026, 20:0120:01Rajoni dhe Bota Nga Hormuzi te Bab el-Mandebi/ Irani dhe Huthit kërcënojnë dy arteriet strategjike të Botës 11 Shtator 2026, 18:5518:55Rajoni dhe Bota Hetimi që lidhi tri kontinente: Rrjeti ballkanik pas ngarkesës gjigante të kokainës 11 Shtator 2026, 18:3218:32Rajoni dhe Bota Empatia strategjike: Ndërtimi i kohezionit politik në të gjithë NATO-n! 11 Shtator 2026, 18:3018:30Rajoni dhe Bota

