Lajme Zone
25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e saj në nder të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në Nju Jork.

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e saj në nder të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në Nju Jork. 25 vite më parë, në orën 8:46 të mëngjesit në Nju Jork, avioni i parë goditi Kullën Veriore.

Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë tha se ndaloi në atë moment për të kujtuar 2,977 jetët e humbura më 11 shtator 2001, në Nju Jork, Virxhinia dhe Pensilvani, përfshirë tre shqiptaro-amerikanë.

“Ne kujtojmë çdo jetë të humbur. Ne nderojmë ndihmësit e parë që vrapuan drejt rrezikut dhe familjet që e kanë mbajtur këtë humbje për një çerek shekulli. Nuk do ta harrojmë kurrë”, u shpreh E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn. At 8:46 a.m. in New York, twenty-five years ago, the first plane struck the North Tower. Today, the U.S. Embassy Tirana community paused at that moment to honor the 2,977 lives lost on September 11, 2001, in New York, Virginia, and Pennsylvania, including three Albanian… pic.twitter.com/TyRTHp9oJU

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) September 11, 2026 Top Channel