Lajme Zone
Qeveria do të subvencionojë qiranë për 3000 familje, ekspertët në Report TV: Nismë e mirë por duhet më shumë! Të ulet tatimin për pronarët dhe 30 mijë banesa dalin në treg
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria do të subvencionojë qiranë për 3000 familje, ekspertët në Report TV: Nismë e mirë por duhet më shumë! Të ulet tatimin për pronarët dhe 30 mijë banesa dalin në treg

Qeveria prezantoi dje reformën e re të strehimit, e cila parashikon subvencionimin e qirasë për 3 mijë familje dhe çifte të reja, si edhe 4 mijë kredi të buta për blerjen e banesave deri në fund të vitit 2027. Synimi është të lehtësohet aksesi në strehim për shtresën e mesme dhe familjet e reja, në një kohë kur çmimet e banesave dhe qirave kanë shënuar rritje të fortë. Por a mjafton subvencionimi

Qeveria prezantoi dje reformën e re të strehimit, e cila parashikon subvencionimin e qirasë për 3 mijë familje dhe çifte të reja, si edhe 4 mijë kredi të buta për blerjen e banesave deri në fund të vitit 2027. Synimi është të lehtësohet aksesi në strehim për shtresën e mesme dhe familjet e reja, në një kohë kur çmimet e banesave dhe qirave kanë shënuar rritje të fortë. Por a mjafton subvencionimi i qirasë? Ekspertët e ekonomisë dhe tregut imobiliar thonë se jo. Sipas tyre, pa politika që nxisin pronarët të nxjerrin banesat në treg, skema do të ketë efekt të kufizuar. Ata propozojnë uljen e tatimit për pronarët që japin banesat me qira në kuadër të programit, duke argumentuar se vetëm në Tiranë ka rreth 30 mijë apartamente të papërdorura. LEXO edhe...Strehim me kredi të buta/ Ibrahimaj: Jo program elektoral, miratohet në tetor! S’ka rikthim të Bordit të Transparencës (VIDEO) Drejtori i Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), ReInaldo Pipiria, tha në emisionin 'Sot Live' në Report TV, se ndërhyrja vetëm në anën e kërkesës rrezikon të ketë efekt të kufizuar nëse nuk shtohet edhe oferta. “Pavarësisht efekteve të kufizuara që mund të ketë, është një iniciativë për t’u mbështetur. Këtë problem e kemi ngritur dy vitet e fundit. Nuk është një problem vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën. Tregu i qirave ka përjetuar presione të larta të rritjes për shkak të Airbnb dhe Booking. Është e vërtetë që është e vështirë të gjesh një apartament me 400 euro, por jo e pamundur. A është e mjaftueshme si ndërhyrje? Mendoj se duhet të shkojmë përtej. Në muajt e ardhshëm duhet të shohim me kujdes pjesën e ofertës. Ne nuk kemi problem me kërkesën, por me ofertën. Çdo ndërhyrje që fuqizon kërkesën dhe nuk shoqërohet me rritjen e ofertës do të hasë në sfida. Sot mesatarja e qirasë në Tiranë, që dikur ishte 4-6 euro për metër katror, ka arritur në 6-9 euro, ndërsa në qendër shkon deri në 15 euro për metër katror. Problemi është tek oferta. Ka qytetarë që kanë prona dhe nuk duan t'i japin me qira sepse nuk duan të paguajnë tatimin 15%, ose zgjedhin të mos deklarojnë të gjithë qiranë. Kjo e kufizon ofertën dhe e bën shumë të vështirë funksionimin e programeve të tilla”, tha Pipiria. Për këtë arsye, Pipiria propozon që pronarët që japin banesat e tyre me qira në kuadër të programit të strehimit social të përfitojnë lehtësira fiskale. “Do të ishte me interes që, përveç subvencionimit prej 200 eurosh, ata që vendosin pronën e tyre pjesë të programit të strehimit social të tatohen me 0-5%. Duhet të jemi më të shpejtë në politikën fiskale. Një kërkesë me ofertë të ngurtësuar do të çojë në çmime më të larta. “Një program i mbështetur me politika më agresive fiskale ose me lehtësira tatimore do të nxirrte në treg ato prona që sot shkojnë drejt Airbnb, do të formalizonte qiratë e padeklaruara dhe do të aktivizonte një pjesë të banesave që sot mbahen të mbyllura”, tha ai. Edhe eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho, e vlerëson pozitivisht nismën e qeverisë, por thekson se suksesi i saj do të varet nga mënyra se si do të zbatohet. “Është një nismë që duhet përshëndetur. Skema duhet të jetë sa më e thjeshtë për t'u aplikuar, me sa më pak dokumente dhe procedura. Duhet të jetë e qartë për ata që kanë realisht nevojë dhe të ndihmojë në formalizimin e tregut të qirave. Është një nismë pozitive, por me impakt të kufizuar nëse nuk shoqërohet me masa të tjera”, tha Spaho. Sipas tij, programi mund të ndihmojë veçanërisht çiftet e reja dhe familjet që janë zhvendosur drejt Tiranës, por rezultatet do të varen nga mënyra si do të ndërtohet skema e subvencionimit dhe nëse ajo do të shoqërohet me politika që rrisin ofertën e banesave me qira. U.D/ReportTv.al Mateo Spaho Reinaldo Pipiria qira programi i strehimit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 4778 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?