Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se, me tenderin prej rreth 22 milionë eurosh për transformimin e sheshit “Nënë Tereza”, po dëmton një nga hapësirat historike të Tiranës, duke hedhur dyshime se pas projekteve të tilla fshihen interesa klienteliste. Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit parashikon rikualifikimin e sheshit, zhvendosjen e trafikut nën tokë, ndërtimin e një parkimi me rreth 170 vende, një muzeu arkeologjik, Kapelës së Nënë Terezës dhe hapësirave të tjera publike e shërbimi, me synimin që sipërfaqja të mbetet kryesisht në funksion të këmbësorëve. Por demokratja Julinda Emiri tha se ndonëse Partia Demokratike është pro zhvillimit të qytetit, ndërhyrje të tilla dëmtojnë trashëgiminë kulturore dhe hapësirat publike. LEXO edhe...KAYO/ PD: Model që lë jashtë kontrollit financat publike, garë ndërkombëtare për çdo ortak privat! Pas akuzave për trafik armësh, opozita dorëzon kërkesën për hetim parlamentar Deklarata e plotë "Me një tender prej 22 milionë eurosh, Edi Rama po synon që të shkatërrojë edhe një nga dëshmitë e fundit arkitektonike dhe kulturore të Tiranës tradicionale, ‘Sheshin Nënë Tereza’, vepër e arkitektit italian Gherardo Bosio. Edi Rama, në këtë shesh, do të ndërtojë një parking dhe ta mbushë lart me pllaka e beton duke kopjuar një tjetër ndërhyrje brutaliste mbi konceptin neoklasik, atë të sheshit tjetër të madh, ‘Skënderbej’. E shkuara na ka mësuar se, veç vjedhjeve, projekte të tilla shoqërohen me ngritje kullash, të cilat shkatërrojnë jo vetëm pamjen, por edhe qëllimin për të cilin janë ndërtuar këto sheshe, kur janë projektuar. Gherardo Bosio e projektoi këtë shesh në vitet ’30, sipas stilit neoklasik, me të cilin u ndërtuan asokohe edhe disa pjesë të Romës. Një stil përsosmërinë e të cilit as diktatura nuk guxoi ta prekte. Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore me qëllim vjedhjen e fondeve ose vënien në dispozicion të trojeve për miqtë e tij oligarkë është një praktikë e njohur e Edi Ramës. Ai do të mbetet në histori si individi që përdori pushtetin për t’i vënë kazmën trashëgimisë dhe për të ndërtuar një qytet sipas imazhit të tij. Sot Tirana nuk të ofron në asgjë nga historia dhe tradita. Kemi kulla me fytyrën e Edi Ramës, që rivalizojnë monumentin e Skënderbeut; një masiv hekuri dhe betoni në ndërtim, aty ku dikur ka qenë Teatri Kombëtar; kinematë klasike janë shembur; Xhamia e Et’hem Beut struket nën një kullë, dhe Sahati i Tiranë duket si orë muri e kullës ngjitur. Një shkretëtirë trashëgimie dhe kulture, me kosto të pallogaritshme. Partia Demokratike është pro zhvillimit dhe projekteve që e rregullojnë qytetin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve, por ne jemi absolutisht kundër shkatërrimit të kujtestës së qytetit dhe betonizimit të hapësirave publike për teka dhe klientelizëm. Më shumë se kaq, Partia Demokratike së shpejti në qeveri, do të ritheksojë vetëm një parim: prioritet janë punët publike themeltare, uji, transporti publik, ndotja e mjedisit, gjelbërimi. Edi Rama bën sot të kundërtën e kësaj, sepse ka më shumë për të fshehur dhe zhvatur me beton, kulla dhe shkatërrim të trashëgimisë. Këta 22 milion euro për një shesh mund të përdoreshin për dhjetra vepra të tjera, për të cilat Tirana ka realisht nevojë. Por Edi Rama plotëson tekat e veta, jo nevojat e Tiranës" U.D/ReportTv.al julinda emiri PD tendera sheshi nene tereza Fondi Shqiptar i Zhvillimit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 4842 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

