Në prag të derbit me Partizanin trajneri i Dinamos Ilir Daja thotë se pret një duel të bukur dhe se skuadra që gabon më pak do të jetë ajo që do të marrë 3 pikët. Tekniku kryeqytetas evidenton edhe faktin se të dy skuadrat vijnë pas fitoreve respektive në kampionat. “Ndeshjet derbi janë ndeshje të veçanta, janë ndeshje që luhen për t’u fituar. Por në të njëjtën kohë janë edhe ndeshje të paparashikueshme. Vijmë me një optimizëm edhe me një entuziazëm të mirë, pra me një anë psikologjike të mirë duke parë ndeshjet e fundit ku kemi fituar ndaj rivalëve tanë. LEXO edhe...Rikthimi në shtëpi, pritet mbështetja e 4 mijë korçarëve! Sot Skënderbeu-Tirana, Ahmataj: Llogarisim vetëm 3 pikët Por e dimë që dhe kundërshtari, Partizani, ka një gjendje të mirë dhe vjen pas një fitoreje në transfertë me Vllazninë. Besoj që do jetë një ndeshje e hapur dhe do të fitojë ekipi që do bëjë më pak gabime. Sigurisht që shpresojmë që të jemi ne ata që do të bëjmë më pak gabime sesa kundërshtari. Skuadra duhet të jetë gjatë gjithë kohës në ekuilibër duke ditur që Partizani ka një tranzicion pozitiv si dhe kundërsulm të rrezikshëm me lojtarë të shpejtë. Ne duhet të jemi gjithë kohës në ekuilibër në mënyrë që t’i heqim këtë armë të fortë që ka kundërshtari." Më pas Ilir Daja, i cili rikthehet në stol kundër Partizanit, pasi Dinamo shley gjysmën e dënimit nga disiplina me gjobë, foli për gjendjen e lojtarëve. “Na është rikthyer kapiteni Dita që është një vlerë e shtuar për ekipin pasi ka kaluar dëmtimin e pësuar. Do ta shikojmë dhe në seancën e fundit stërvitore. Kemi edhe Qardakun nesër, pasi ka shlyer pezullimin pas kartonit të kuq dhe gjithashtu ka lënë pas krahëve një dëmtim që kishte. Gjatë javës kemi punuar mirë dhe skuadra është gati. Orari dhe fusha? Do të thosha se nëse do të zhvillohej në mbrëmje, me ndriçim dhe në një fushë me bar natyral, do i shërbente të dyja ekipeve të jepnin maksimumin. Përtej kësaj, duhet të them se stadiumi i Vorës, është një stadium ku mund të performosh shumë mirë”, tha ndër të tjera Daja. Partizani-Dinamo do të luhet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin e Vorës, pasi ‘Arena e Demave’ është në rikonstruksion të fushës. Ne.k./ReportTv.al ilir daja Dinamo City superliga partizani Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 4842 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

