Goditja e grupeve kriminale, kapja e personave që lëvizin me armë e drogë, arrestimi i personave në kërkim dhe lufta kundër krimeve kufitare ishin porositë kryesore që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, u dha strukturave të Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër gjatë takimeve me drejtuesit vendorë dhe kufitarë. Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Hita e vendosi theksin te siguria e nxënësve, duke kërkuar që drejtuesit e policive vendore të monitorojnë personalisht zbatimin e planit të masave për garantimin e sigurisë në shkolla dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ai kërkoi që drejtuesit të jenë në dijeni të çdo problematike që lidhet me shkollat në qarqet përkatëse. LEXO edhe...Reklamonin prostitucionin në rrjetet sociale, 4 të arrestuar në Tiranë! Mes tyre 3 shtetase të huaja kërkoi intensifikimin e kontrolleve brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë së shkollave, me qëllim identifikimin dhe goditjen e elementeve që nxisin nxënësit të përfshihen në veprimtari kriminale. Hita u ndal më pas te lufta kundër kriminalitetit, duke kërkuar nga strukturat vendore dhe kufitare të Policisë goditjen e krimeve të rënda, armëmbajtjes pa leje, veprave penale në fushën e narkotikëve dhe grupeve kriminale. Një tjetër porosi ishte forcimi i luftës kundër krimeve kufitare dhe trafiqeve, përmes hetimeve proaktive. Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi edhe përmirësimin e performancës së Policisë së Shtetit dhe ofrimin e një shërbimi me etikë ndaj qytetarëve, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë e të drejtpërdrejtë me ta. Në fokus ishte edhe siguria rrugore. Hita kërkoi rritjen e përdorimit të teknologjisë nga strukturat e Policisë, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Drejtori i Përgjithshëm theksoi gjithashtu se besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit mbetet elementi kyç për përmbushjen e detyrave funksionale të institucionit. Sipas tij, ky besim mund të forcohet vetëm duke intensifikuar punën, angazhimin dhe përdorimin e burimeve njerëzore, për të adresuar në mënyrë shteruese, informuese dhe zgjidhëse shqetësimet apo pretendimet e qytetarëve që i drejtohen Policisë së Shtetit përmes platformës së bashkëqeverisjes dhe adresave zyrtare të saj. U.D/ReportTv.al Skënder Hita policia e shtetit Tirane Diber Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4908 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

