Lajme Zone
Ministri Gonxhja: ‘Dea e Butrintit’ kthehet në shtëpi! Me mbi 200 mijë vizitorë këtë vit, Butrinti, një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri
KulturëReport TV

Ministri Gonxhja: ‘Dea e Butrintit’ kthehet në shtëpi! Me mbi 200 mijë vizitorë këtë vit, Butrinti, një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri

Ministri Gonxhja thekson gjithashtu se Butrinti po forcon rolin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, me mbi 200 mijë vizitorë sipas tij përgjatë këtij viti.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se ‘Dea e Butrintit’, një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë sonë arkeologjike, është rikthyer në vendin ku u zbulua, në Butrint. Përmes një reagimi, Gonxhja ka thënë se ‘Dea e Butrintit’ u rikthye në vendin ku u zbulua, pas një rrugëtimi nga Butrinti drejt Romës, më pas në Muzeun Historik të Tiranës dhe sërish në Butrint. LEXO edhe...RAPORTI/ Turistët shpenzuan në Shqipëri 2.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit! Gonxhja thekson gjithashtu se Butrinti po forcon rolin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, me mbi 200 mijë vizitorë sipas tij përgjatë këtij viti. Ai shton se Butrinti është një vend ku trashëgimia nuk mbetet vetëm dëshmi e së shkuarës, por krijon dije, mundësi dhe zhvillim për të ardhmen. Reagimi i Gonxhes: LAJM I BUKUR! Dea e Butrintit kthehet në shtëpi! Pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë sonë arkeologjike rikthehet në vendin ku u zbulua. Rikthimi i Deas pasuron rrëfimin e Butrintit dhe u mundëson vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të jashtëzakonshme të historisë, artit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët europiane. Me mbi 200 mijë vizitorë këtë vit, Butrinti po forcon rolin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, një vend ku trashëgimia nuk mbetet vetëm dëshmi e së shkuarës, por krijon dije, mundësi dhe zhvillim për të ardhmen. Falenderoj gjithë ekipin që punoi për këtë rimuzeim të Deas në Butrint, pa harruar të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për AADF, duke garantuar mbështetjen tonë për modele suksesi si ky që kemi tashmë të prekshëm përmes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit! Share R.Xh/E.H/ReportTv.al trashegimia kulturore Dea e Butrintit Butrinti turizmi Blendi Gonxhja Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4909 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?