Një nga protestuesit sot në ditën e 105 bëri një denoncim të fortë. Ai tha se është nga Kukësi me origjinë dhe solli një rast të rëndë të ndodhur në Paskuqan. Protestuesi theksoi se në vitin 2023, qeveria shkatërroi 175 shtëpi në Paskuqan dhe i la njerëzit rrugëve. Ai deklaroi se e ka thënë që në 2023, se kjo qeveri kreu gjenocid, duke i lënë qytetarët pa banesë. Protestuesi: Kjo qeveri ka bërë gjenocid mbi njerëzit. Janë 175 familje në Paskuqan, që iu shkatërruan shtëpitë dhe janë sot rrugëve, por se kanë frikë të protestojnë. Kjo qeveri nuk ka moral për të marrë vendime në emër të kombit shqiptar. Vendimet e qeverisë janë kriminale, sepse nuk bëhen me referendume. Nuk ndryshohet Kushtetuta vetëm se i teket Kuvendit, sepse këtë e bën vetëm populli shqiptar me referendum, askush tjetër. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 105 protesta
