Lajme Zone
Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG!
PolitikëPamfleti

Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG!

Vilmos Vályi-Nagy, ish-sekretar shteti për infokomunikacionin në qeverinë e dytë Orbán, ka dhënë një intervistë të gjatë për Partizán, ku pjesën më të rëndë të dëshmisë së tij ia kushton pikërisht 4iG-së dhe Gellért Jászai-t.

Edi Rama & Gellért Jászai Një intervistë e ish-sekretarit hungarez të shtetit Vilmos Vályi-Nagy ka rikthyer në qendër të vëmendjes 4iG dhe Gellért Jászai-n, pronarin e grupit që kontrollon ONE Albania. Vályi-Nagy përshkruan një sistem ku 4iG, sipas tij, merrte dijeni për tenderët muaj përpara shpalljes, kishte ndikim mbi konsorciumet dhe përfitonte nga kontrata shtetërore me kosto që mund të ishin shumë më të ulëta. Deklaratat marrin një peshë të veçantë për Shqipërinë, ku 4iG kontrollon një pjesë të madhe të tregut të telekomunikacionit dhe ku Jászai ka kërkuar të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë strategjikë. Perandoria e 4iG, e ngritur gjatë viteve të Viktor Orbánit dhe e drejtuar nga Gellért Jászai, po përballet me një tjetër goditje të fortë në Hungari. Këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për kritika politike nga qeveria e re, por për rrëfimin e një ish-zyrtari të lartë që ka qenë brenda strukturave shtetërore të infokomunikacionit dhe që përshkruan nga afër mënyrën se si funksiononin kontratat publike.

Vilmos Vályi-Nagy, ish-sekretar shteti për infokomunikacionin në qeverinë e dytë Orbán, ka dhënë një intervistë të gjatë për Partizán, ku pjesën më të rëndë të dëshmisë së tij ia kushton pikërisht 4iG-së dhe Gellért Jászai-t.

Sipas Vályi-Nagy, kompania kishte krijuar një pozitë aq të fortë në tregun shtetëror të teknologjisë, sa punonjësit e saj merrnin dijeni për projektet e prokurimit publik shumë përpara se ato të shpalleshin zyrtarisht.

“Punonjësit e 4iG i merrnin projektet e tenderëve disa muaj përpara se ato të shpalleshin dhe hynin te drejtuesit e institucioneve sikur të shkonin në shtëpinë e tyre”, deklaroi ish-zyrtari.

Ai shkon edhe më tej, duke thënë se 4iG kishte ndikim edhe mbi mënyrën se si formoheshin konsorciumet që merrnin pjesë në tenderë. Sipas tij, në marrëveshjet kuadër kompania mund të ndikonte mbi atë se kush do të ishte drejtues konsorciumi dhe kishte të drejtë vetoje për anëtarët e tjerë. Vilmos Vályi-Nagy “Në disa fusha, pa 4iG nuk mund të shpallje tender, nuk mund ta fitoje dhe nuk mund ta realizoje punën. Pa ta nuk mund t’i shisje shtetit hungarez as edhe një PC”, tha Vályi-Nagy.

Një tjetër akuzë e fortë lidhet me çmimet e kontratave shtetërore. Ish-sekretari i shtetit sjell si shembull blerjet e pajisjeve informatike nga administrata tatimore hungareze, NAV, dhe pretendon se kostot reale mund të ishin shumë më të ulëta.

“Pajisjet informatike të NAV-it mund të kushtonin realisht edhe gjysmën e shumës së paguar. Në Hungari zhvilloheshin çdo vit dhjetëra blerje informatike të këtyre përmasave dhe dëmi për shtetin ishte i konsiderueshëm”, është thelbi i deklaratës së tij. Budapesti i mbyll rubinetin 4iG, ONE Albania futet në lojën e borxheve dhe satelitëve 5 Shtator, 11:13 Por rrëfimi më i rëndë prek mënyrën se si, sipas tij, ndahej fitimi i krijuar nga kontratat. Vályi-Nagy pretendon se në disa raste kompanisë që fitonte projektin i mbetej vetëm një pjesë e vogël e përfitimit.

“Raportet kishin ndryshuar. Kishte raste kur kompanisë që fitonte tenderin i mbetej vetëm një e gjashta e fitimit, ndërsa pesë të gjashtat i merrte një aktor që në fakt nuk kishte lidhje me realizimin e projektit”, deklaroi ai.

Në intervistë, Vályi-Nagy ndalet edhe te ngritja e shpejtë e 4iG-së nga një kompani informatike në një konglomerat të madh me interesa në telekomunikacion, mbrojtje, teknologji hapësinore dhe infrastrukturë strategjike.

Sipas tij, një rol të rëndësishëm në këtë rritje ka pasur mënyra se si regjistroheshin në bilanc blerjet e kompanive të tjera. Ai merr si shembull Digi-n, duke pretenduar se kompania ishte në vështirësi financiare, por në librat e 4iG u pasqyrua me një vlerë shumë më të lartë.

Vályi-Nagy thotë se Digi kishte humbur kapitalin dhe likuiditetin dhe kishte rreth 80 miliardë forinta detyrime ndaj kompanisë mëmë rumune, ndërsa në bilancet e 4iG u regjistrua me një vlerë rreth 210 miliardë forinta. Stuhia hungareze mbi ‘ONE Albania’: Gjysma e tregut shqiptar të telefonisë në duart e kompanisë nën hetim, 4iG

25 Gusht, 11:27 Sipas tij, kjo përsëri nuk mjaftonte që 4iG të arrinte vlerën e nevojshme për marrëveshjen me Antenna Hungária dhe për këtë arsye u futën edhe rreth 130 miliardë forinta “vlera të ardhshme”.

Kjo skemë, sipas ish-zyrtarit, i hapi rrugë 4iG-së të bëhej aksionere shumicë në Antenna Hungária, ndërsa shteti hungarez mori një pjesë minoritare në 4iG.

Më pas erdhi blerja e Vodafone Hungary, një prej marrëveshjeve më të mëdha në historinë e telekomunikacionit hungarez.

Vályi-Nagy rikujton se Vodafone u ble nga 4iG dhe partnerët për rreth 660 miliardë forinta, ndërsa sipas tij shteti kishte pasur vite më parë mundësi ta blinte për një shumë shumë më të ulët dhe bashkë me infrastrukturën.

Pikërisht kjo marrëveshje është sot një nga dosjet që po rishikohen nga qeveria e re hungareze.

Goditja ndaj 4iG nuk vjen vetëm nga Vályi-Nagy. Kryeministri hungarez Péter Magyar ka përmendur publikisht Jászai-n dhe 4iG mes përfituesve të sistemit ekonomik të ngritur rreth Orbánit.

Magyar ka përdorur një gjuhë jashtëzakonisht të fortë, duke i quajtur përfituesit e këtij sistemi “oligarkë” dhe “jeniçerë” dhe duke kërkuar që të kthehen pasuritë që, sipas tij, nuk u takojnë.

“Përfituesit miliarderë të sistemit të mëparshëm kanë ende mundësinë të kthejnë vullnetarisht atë që nuk u takon”, deklaroi Magyar, ndërsa për 4iG u shpreh se “oligarkët dhe jeniçerët e NER-it përfitonin vazhdimisht, ndërsa shteti hungarez dhe populli hungarez humbnin”.

Qeveria hungareze ka hapur tashmë kontrollin e marrëdhënieve të shtetit me 4iG, duke përfshirë kontratat, kreditë, garancitë, Vodafone Hungary, Antenna Hungária dhe aktivitetet e grupit në industrinë e mbrojtjes. Nga zyra e Ramës te dosjet e Budapestit: Çfarë po ndodh me Jászai-n dhe One Albania?

17 Gusht, 20:13 Dhe pikërisht këtu historia bëhet shqiptare.

4iG kontrollon ONE Albania, një nga kompanitë më të rëndësishme të telekomunikacionit në vend. Pas bashkimit me Albtelecom, operatori ka një peshë të madhe në telefoninë celulare dhe në infrastrukturën kombëtare të komunikimeve.

Pra, kompania që në Hungari po përballet me akuza për ndikim të jashtëzakonshëm mbi tenderët shtetërorë, çmime të fryra dhe një rritje të mbështetur fort nga marrëdhëniet me shtetin, kontrollon sot një pjesë strategjike të tregut shqiptar.

Pamfleti ka ngritur prej javësh pikëpyetje për mënyrën se si 4iG financoi blerjet në Shqipëri, nëse aksionet apo asetet e ONE Albania janë përdorur si garanci për detyrimet e grupit dhe sa kapital transferohet nga operatori shqiptar drejt kompanisë mëmë.

Në mars të këtij viti, mijëra abonentë të ONE Albania mbetën për disa orë pa shërbim telefoni dhe interneti, ndërsa kompania pranoi problemin dhe kërkoi ndjesë. Kjo ka shtuar shqetësimet për gjendjen teknike dhe financiare të një operatori që mban një peshë të rëndësishme në tregun shqiptar.

Ndërkohë, vetë Jászai nuk duket se synon të kufizohet te telekomunikacioni.

Gjatë një vizite të fundit në Tiranë, ai diskutoi me kryeministrin Edi Rama mundësi të reja investimi dhe zhvilloi takime që lidhen me industrinë e mbrojtjes dhe energjinë. Vizita erdhi pikërisht në kohën kur Budapesti kishte nisur hapjen e dosjeve të 4iG-së dhe rishikimin e kontratave të grupit.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme pyetjen se çfarë po kërkon Jászai në Shqipëri dhe deri ku është gati qeveria Rama t’i hapë dyert.

Nëse modeli që përshkruan Vályi-Nagy ishte modeli me të cilin 4iG ndërtoi fuqinë e vet në Hungari, atëherë hyrja e të njëjtit grup në sektorë të tjerë strategjikë shqiptarë nuk mund të trajtohet thjesht si një investim privat.

Sot 4iG kontrollon ONE Albania. Nesër mund të ketë interesa edhe në mbrojtje, energji apo infrastrukturë tjetër strategjike. Magyar i mbylli derën, oligarku i "ONE" kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën! 3 Gusht, 20:26 Dhe ndërsa Jászai kërkon të zgjerohet në Tiranë, në Budapest një ish-sekretar shteti po përshkruan një kompani që, sipas tij, nuk ishte thjesht fituese tenderësh, por një aktor që dinte tenderët përpara se të shpalleshin, vendoste kush hynte në konsorciume dhe kishte arritur në pikën ku “pa 4iG nuk mund t’i shisje shtetit as edhe një PC”.

4iG i ka kundërshtuar deklaratat e Vályi-Nagy dhe ka njoftuar procedura ligjore ndaj tij, por kjo nuk e zbeh faktin se kompania është sot në qendër të një kontrolli të gjerë shtetëror në Hungari, ndërsa Jászai në të njëjtën kohë kërkon të zgjerojë praninë e tij në Shqipëri.

Për Tiranën, çështja nuk është më vetëm se kush zotëron ONE Albania. Çështja është nëse Shqipëria po i hap sektorët e saj strategjikë një grupi që në vendin e origjinës po përballet me një nga goditjet më të mëdha politike dhe institucionale të historisë së tij. /Pamfletigellért jászai rama one Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nisin përçarjet brenda mazhorancës, Vullnet Sinaj i del kundër Ramës për Reformën Territoriale 12 Shtator 2026, 21:2421:24Politike 105 ditë revoltë/ Diaspora mbush bulevardin, me qindra qytetarë në këmbë kundër Ramës dhe kastës politike 12 Shtator 2026, 19:3619:36Politike Rama i vendosur për hartën e re territoriale: Bashkitë e vogla nuk i bëjnë dot disa funksione 12 Shtator 2026, 19:2419:24Politike Dyfishuan pagat e veta, “ngrinë” drejtësinë: Pazari PS-PD i 2023-shit që prodhoi kaosin e sotëm 12 Shtator 2026, 19:0619:06Politike Leskaj i përgjigjet Ramës pas sulmit për protestën në Vlorë: Kontrollojani 'mallin' ose çojeni për ta vizituar 12 Shtator 2026, 18:4318:43Politike “Revoltë” në Turqi kundër 'Shtetit Bektashi' të Ramës, kërkohet ndërhyja e Erdoganit! 12 Shtator 2026, 16:1416:14Politike