Lajme Zone
Përshkallëzohet protesta, qytetarët nuk largohen nga Kryeministria; policia shton forcat në bulevard
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përshkallëzohet protesta, qytetarët nuk largohen nga Kryeministria; policia shton forcat në bulevard

Pas përfundimit të fjalimeve, protesta ishte ndarë në disa grupe. Një pjesë, kryesisht përfaqësues dhe qytetarë të ardhur nga diaspora, vendosën të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke refuzuar t'i bashkoheshin marshimit në rrugët e Tiranës.

Përshkallëzohet revolta Protesta e 105-të në Tiranë ka marrë tjetër rrjedhë. Protestuesit që vendosën të qëndrojnë para Kryeministrisë janë bashkuar tashmë edhe me grupin që marshoi rreth godinës së qeverisë. Qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë për një kohë të gjatë në shesh, ndërsa policia ka shtuar forcat pranë Kryeministrisë. Paralelisht, një tjetër grup protestuesish vijon të mbajë të bllokuar kryqëzimin e Unazës. Protestuesit kanë vendosur të mos largohen nga sheshi para Kryeministrisë, duke e zgjatur protestën e kësaj të shtune dhe duke ndryshuar skenarin e ndjekur gjatë netëve të fundit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protesta ishte ndarë në disa grupe. Një pjesë, kryesisht përfaqësues dhe qytetarë të ardhur nga diaspora, vendosën të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke refuzuar t'i bashkoheshin marshimit në rrugët e Tiranës.

Një grup tjetër nisi marshimin rreth Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt Unazës, ku bllokoi kryqëzimin dhe qarkullimin e automjeteve. Por situata ka ndryshuar sërish. Protestuesit që marshuan rreth Kryeministrisë janë rikthyer dhe i janë bashkuar grupit që kishte qëndruar gjatë gjithë kohës përpara godinës së qeverisë.

Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e protestuesve është përqendruar sërish para Kryeministrisë, ku është vendosur që tubimi të vijojë dhe që qytetarët të qëndrojnë aty sa më gjatë. Vendimi për të zgjatur qëndrimin ishte paralajmëruar edhe nga përfaqësuesit e diasporës. Aktivisti Bledar Meti deklaroi më herët se protestuesit nuk kishin dalë për një marshim të zakonshëm dhe paralajmëroi vijimin e aksionit.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për një marshim të zakonshëm. Do të ketë përshkallëzim, veprim dhe qëndrim. I përshëndesim edhe ata qytetarë që po bëjnë mosbindje civile në vende të tjera”, deklaroi Meti. Ndërkohë, përballë vendimit të protestuesve për të qëndruar para selisë së qeverisë, janë shtuar edhe forcat policore pranë Kryeministrisë.

Efektivë të tjerë janë dislokuar në zonë, ndërsa protesta vijon dhe qytetarët nuk kanë dhënë sinjale se do të largohen së shpejti nga bulevardi.

Paralelisht me grumbullimin para Kryeministrisë, kryqëzimi i Unazës vijon të mbetet i bllokuar nga një tjetër grup protestuesish. Kështu, protesta e 105-të po vijon në dy pika kryesore: përpara Kryeministrisë, ku janë ribashkuar edhe protestuesit që kryen marshimin, dhe në Unazë, ku vijon bllokimi i qarkullimit.

Pas pjesëmarrjes masive të kësaj mbrëmjeje dhe përfshirjes së diasporës, protesta duket se po hyn në një fazë tjetër, me qytetarët që kanë vendosur ta zgjasin qëndrimin para Kryeministrisë dhe policinë që, nga ana tjetër, ka përforcuar praninë në zonë.protesta rrethimi2 rrethimi3 rrethimi4 phototuneai 1789244876 phototuneai 1789244876 1 Komente A Alban 12 Shtator 2026, 23:00 Ftoj gjithe qytetaret e Tiranes te na bashkohen. Ta shporrim qelbesiren, ti shporrim qelbesirat politiket , reliket parazitet qe per dite i pijne gjakun keti populli. Duhej bere kjo pune qe ditet e para. Duhet qendrese dhe perballje. Jemi ne te drejten tone. Mjaft me me tallje vjedhje papergjegjshmeri arrogance korrupsion e cdo te zeze tjeter. Maskatenjt duhet te marrin ate qe meritojne. Jane ilegjitime, te kapur ne flagrance ne vjedhje ne trafik ne korrupsion. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Grupi i diasporës refuzon të largohet nga Kryeministria, paralajmëron aktivisti: Jo marshime, duhet përshkallëzim 12 Shtator 2026, 22:1522:15Aktualitet “Lironi rrugën”/ Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e Unazës, policia thirrje me megafon 12 Shtator 2026, 22:1322:13Aktualitet Protesta merr tjetër rrjedhë pas fjalimeve/ Turma ndahet në 3 grupe, diaspora qëndron para Kryeministrisë 12 Shtator 2026, 21:4321:43Aktualitet “Si do ta zgjidhni mungesën e ilaçeve në spitale?”, Osman Stafa: Onkologjiku pa brakiterapi 12 Shtator 2026, 21:1221:12Aktualitet “Punojmë një jetë dhe s’blejmë dot shtëpi”, protestuesja: Zegjine Çaushi me apartament 250 mijë euro 12 Shtator 2026, 21:0021:00Aktualitet “Jam arrestuar dhe torturuar, u paralizova nga diktatura”, ish-i burgosuri politik: Mos u dorëzoni! 12 Shtator 2026, 20:4820:48Aktualitet