Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Qendrat shëndetësore verore/ Lezhë, Shëngjin dhe Tale paraqiten rreth 150 persona në ditë

Mbi 150 pushues marrin ndihmë mjekësore çdo ditë pranë qendrave shëndetësore verore të Shëngjinit dhe Tales. Në pikun e sezonit turistik vërehet një numër i shtuar i personave që marrin shërbim në këto qendra.

Shumica e rasteve janë të lehta dhe lidhen me shqetësime të zakonshme gjatë periudhës së pushimeve.

Sipas drejtuesit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Elson Frroku, fluksi i shtuar nuk ka krijuar shpesh vështirësi në ofrimin e shërbimit. Qendrat shëndetësore verore në Shëngjin dhe Tale do të qëndrojnë në funksion gjatë gjithë sezonit turistik, duke ofruar asistencë mjekësore për pushuesit vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin e Lezhës për pushimet e tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet