Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në lagjen “Rus” në Shkodër. I plagosuri është identifikuar si Vladimir Bruçi, i cili është qëlluar rreth orës 14:30.
Autori i dyshuar i ngjarjes është fqinji i tij, Pjerin Bitani, i shpallur tanimë në kërkim nga policia. Bitani, i cili ka një lokal pranë vendit ku ndodhi plagosja, dyshohet se ka qëlluar ndaj Bruçit për motive të dobëta.
Vladimir Bruçi është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Bruçi nuk është i panjohur për policinë, pasi në qershor të vitit 2024 ishte dhunuar me sende të forta nga pesë persona, pas një konflikti për një vendparkim.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

