Lajme Zone
“Që të jemi kompetitvë, duhet të shtyjmë më tepër”/ Maran para ndeshjes me Finlandën: Kerjota? Na duheshin lojtarë ekstra…
SportTop Channel

“Që të jemi kompetitvë, duhet të shtyjmë më tepër”/ Maran para ndeshjes me Finlandën: Kerjota? Na duheshin lojtarë ekstra…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur përpara ndeshjes me Finlandën.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur përpara ndeshjes me Finlandën. Në konferencën për shtyp, ai tregoi se çfarë duhet për të mundur Finlandën, ndërsa foli edhe për lojtarët që ende nuk kanë debutuar me ekipin, edhe pse janë grumbulluar.

“Finlanda është skuadër e ashpër që të përballesh me të. Ka të bëj dhe pozicionimi për të bllokuar lojtarët në fushë.

E rëndësishme është shërbimi që mund të marrim nga lojtarët. Që ne të jemi kompetitiv, duhet të shtyjmë pak më tepër dhe që lojtarët të japin më shumë se 100% i tyre.

Sabah Kerjota? Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra sepse ishin shumë ndeshje. Nuk ishte momenti për t’iu bashkuar ende me ekipin, por në të ardhmen do të kenë mundësitë e tyre”, tha Maran. Top Channel