Pak ditë pasi Shoqata e Gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve refuzuan tryezën me kryeministrin Rama për çështjen e pagave, me pretendimin se do të presin vendimin e Kushtetueses, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, vendosi të takohej me përfaqësues të organizatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. OSBE u kujdes të theksonte në mesazhin e saj se të gjitha palët duhet të jenë të përfshira në zgjidhjen e çështjet e fundit.
“Ambasadori Michel Tarran, u takua me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe ndikimin që ato mund të kenë në funksionimin e tij, në të drejtat e individit dhe standardet për gjykim të drejtë. Gjatë diskutimit, u theksua, gjithashtu, rëndësia e përfshirjes kuptimplotë të të gjitha palëve”.
OSBE e lidh këtë përfshirje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. Top Channel

