Lajme Zone
Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe shoferi 37-vjeçar
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe shoferi 37-vjeçar

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe 37-vjeçari që e transportonte me automjet, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe 37-vjeçari që e transportonte me automjet, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, të organizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë. Sipas policisë, pas informacioneve se një person lëvizte i armatosur në qytet, uniformat blu kanë ndërhyrë në lagjen “Kushtrimi”, ku kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit. Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, 23-vjeçarit me inicialet R.H., është gjetur një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se e mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan R.H., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe drejtuesi i automjetit, A.Ç., 37 vjeç, për “Moskallëzimi i krimit”. Ky i fundit rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta, automjeti dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.