Lajme Zone
Putin po tallet sërish me Trump dhe kjo mund t’i kushtojë në zgjedhjet e nëntorit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Putin po tallet sërish me Trump dhe kjo mund t’i kushtojë në zgjedhjet e nëntorit

Kur Putini iu afrua për t’i dhënë dorën, ëitkoff vendosi dorën mbi zemër, në një gjest respekti ndaj presidentit rus. “Faleminderit shumë që na pritët!”, tha ai, sikur të kishte mbërritur në një festë private dhe jo në Moskë për një tjetër raund negociatash me një lider që prej vitesh ka refuzuar t’i japë fund luftës.

Vladimir Putin takim Moska nuk po i jep Trumpit marrëveshjen që i duhet përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Pa një sukses të prekshëm në Ukrainë apo Iran, presidenti amerikan rrezikon të hyjë në fushatën e nëntorit pa ndonjë arritje të madhe në politikën e jashtme. Edhe sipas standardeve të zakonshme të entuziazmit të tepruar që karakterizon administratën Trump, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Witkoff, e teproi të shtunën. Së bashku me Jared Kushnerin, ai zhvilloi një takim treorësh me Vladimir Putinin në Kremlin, në një tjetër përpjekje për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

Kur Putini iu afrua për t’i dhënë dorën, ëitkoff vendosi dorën mbi zemër, në një gjest respekti ndaj presidentit rus. “Faleminderit shumë që na pritët!”, tha ai, sikur të kishte mbërritur në një festë private dhe jo në Moskë për një tjetër raund negociatash me një lider që prej vitesh ka refuzuar t’i japë fund luftës.

“Kur të dalim në pension, do të kemi gjithë këto histori dhe kujtime të jashtëzakonshme, dhe tuajat do të jenë në krye të listës”, vazhdoi ëitkoff. Putini, me një buzëqeshje që tregonte se e dinte mirë kush e kishte kontrollin e situatës, nuk vonoi ta vendoste takimin në kornizën e tij.

“Situata është e vështirë... ju keni gëzuar besimin tonë të plotë dhe ka qenë mjaft e përshtatshme të punojmë me ju...”, u tha presidenti rus dy të dërguarve amerikanë, përpara se kamerat të largoheshin nga salla.

Ai u kërkoi t’i përcillnin Trumpit “urimet dhe mirënjohjen time të sinqertë”, por më pas shtoi se presidenti amerikan “mund të jetë duke hyrë në një rrugë të vështirë”, edhe pse sipas tij, nuk do të hiqte dorë nga përpjekjet për të zgjidhur konfliktin ruso-ukrainas.

Nuk ishte e qartë nëse Putini po fliste për vështirësinë e përpjekjeve të Trumpit për të bindur Rusinë të pranojë një armëpushim të qëndrueshëm në Ukrainë, apo për sfidat politike me të cilat presidenti amerikan do të përballet në zgjedhjet e nëntorit.

Ndoshta, ai i kishte parasysh të dyja. Tek e fundit, Putin e di se koha po punon kundër Trumpit dhe se edhe votuesit amerikanë mund të bëhen njëlloj të pamëshirshëm me të.

Ëitkoff e falënderoi Putinin për marrëveshjen që parashikonte ndalimin e sulmeve ndaj Kievit për 72 orë.

Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme pasi ai dhe Kushner do të udhëtonin drejt kryeqytetit ukrainas për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky. Çuditërisht, ky ishte udhëtimi i parë i të dy të dërguarve në Kiev që prej rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Vizita erdhi në një moment kur kryeministri britanik Andy Burnham dhe liderë të tjerë evropianë po i bëjnë presion Trumpit që të mbështesë më qartë Zelenskyn dhe Ukrainën.

Por edhe këtu Putini tregoi se sa lehtë mund ta kontrollojë narrativën. Gazetarët ukrainas, vunë në dukje se versioni i Putinit për armëpushimin e niste atë nga mesnata e 5 shtatorit, 24 orë më herët nga sa e kishte kuptuar Ukraina marrëveshjen, e cila parashikonte gjithashtu që forcat ukrainase të mos ndërmerrnin sulme ndaj Moskës.

Sipas gazetarëve ukrainas, Rusia e kishte shkelur ndërkohë armëpushimin e saj, duke kryer një seri sulmesh ndaj aeroporteve ukrainase, përfshirë njërin ku pritej të mbërrinin ëitkoff dhe Kushner. Dhe nëse edhe një pauzë e përkohshme e luftimeve, mund të interpretohet ndryshe nga dy palët, kjo tregon se sa larg është ende një marrëveshje e vërtetë.

Putini la gjithashtu të kuptohej se kishte refuzuar një kërkesë të veçantë të Ukrainës për një “armëpushim më të gjerë treditor”. “Por ne nuk kemi rënë dakord kurrë për këtë me ta”, tha ai. Në të njëjtën kohë, premtoi se do të bënte “gjithçka brenda mundësive tona” për të garantuar sigurinë e procesit të negociatave dhe të ndërmjetësve, përfshirë edhe dy amerikanët.

Mesazhi ishte domethënës: siguria e ekipit amerikan, ishte kryesisht në duart e vetë Putinit.

Nga takimi i së shtunës nuk doli asnjë shenjë publike e një përparimi të rëndësishëm. Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet kishin prodhuar “plane konkrete për hapat e ardhshëm”, por këto do të bëhen të ditura vetëm “në javët e ardhshme”.

Për Trumpin, kjo është pikërisht ajo që nuk i duhet. Ai ka nevojë për një marrëveshje që mund ta shpallë si sukses, dhe jo për një tjetër premtim se diçka mund të ndodhë në të ardhmen. Zgjedhjet e mesmandatit po afrohen dhe presidenti amerikan duhet t’u tregojë votuesve se çfarë ka arritur.

Problemi është se edhe lufta në Iran mbetet e pazgjidhur. Nëse as Ukraina dhe as Irani nuk prodhojnë një rezultat të cilin Trumpi mund ta shesë politikisht si sukses, ai dhe republikanët rrezikojnë të hyjnë në fushatën e nëntorit me një bilanc të dobët në politikën e jashtme.

Ndërkohë Putin, e ka luajtur prej kohësh të njëjtën lojë me ëitkoff-in dhe Kushner-in. Ai i ngre pritshmëritë për një marrëveshje të mundshme, lejon që të rritet shpresa për një përparim dhe më pas, ndonjëherë vetëm disa orë më vonë, e rrëzon atë shpresë.

Kjo nuk është hera e parë. Samiti kokë më kokë mes Trumpit dhe Putinit në Alaskë, në gusht të vitit të kaluar, përfi pa i dhënë presidentit amerikan ndonjë marrëveshje të rëndësishme për ta paraqitur si fitore. Ai takim mbahet mend më shumë për spektaklin rreth tij, sesa për ndonjë rezultat diplomatik.

Një nga momentet më të bujshme ishte vendimi i Trumpit për ta ftuar Putinin të udhëtonte së bashku me të në “The Beast”, në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson. Ishte një pritje jashtëzakonisht e privilegjuar për një lider rus që nuk kishte shkelur në tokën amerikane prej një dekade.

Në këtë kuptim, “histori dhe kujtime të jashtëzakonshme” do të ketë vërtet. Por rreziku për Trumpin është që ato të jenë më shumë kujtime të spektaklit sesa të rezultateve. Putini nuk ka nevojë t’i thotë jo Trumpit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Atij i mjafton ta mbajë gjithmonë një derë të hapur, t’i japë atij shpresë për një marrëveshje dhe ta shtyjë rezultatin për më vonë. Kështu, Moska fiton kohë, ndërsa Trumpi humbet atë që i duhet më shumë përpara zgjedhjeve: një fitore që mund ta tregojë para votuesve amerikanë.

Dhe ndërsa amerikanët shkojnë drejt kutive të votimit, rusët mund të kenë historitë e tyre për të treguar: se si mbajtën në pritje Trumpin dhe përfaqësuesit e tij, ndërsa lufta vazhdonte dhe Ukraina vazhdonte të paguante çmimin./ Përshtati "Pamfleti" Nga “The i Paper”trump-putin zgjedhjet e nentorit ne shba Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Musk uron AfD-në pas fitores, shpërthen kryeministri polak: Vetëm idiotët dhe tradhtarët gëzohen për këtë 7 Shtator 2026, 12:3812:38Rajoni dhe Bota Serbia injoron BE dhe SHBA-në, i jep lamtumirën Ratko Mlladiç me nderime shtetërore 7 Shtator 2026, 11:5911:59Rajoni dhe Bota Irani ndryshon “rregullat” në Hormuz, paralajmërim i fortë për SHBA-në! 7 Shtator 2026, 11:3411:34Rajoni dhe Bota Vrimë në ujë; Moska tallet me dy emisarët e Trump pas takimit me Putin 7 Shtator 2026, 11:3011:30Rajoni dhe Bota “Idetë e reja” nga Moska dhe Kievi, Trump telefonon sot Putin dhe Zelenskyn 7 Shtator 2026, 10:4110:41Rajoni dhe Bota Trump sulmon Spanjën për krizën e emigracionit: Do ta shkatërrojnë Evropën 7 Shtator 2026, 10:2310:23Rajoni dhe Bota