Lajme Zone
Pushteti që mbahet dhe kërkohet mbi gërmadha!
PolitikëPamfleti

Pushteti që mbahet dhe kërkohet mbi gërmadha!

Të përfshirë në ankthin e përditshëm dhe në pasigurinë për lëvizjen, qytetarët nuk arrijnë të përmbushin as nevojat normale të jetës. Tirana është sot një qytet i gjymtuar, me një hapësirë urbane që nuk funksionon. Semaforët, transporti publik, jeta kulturore, sociale, arsimore dhe akademike kanë marrë goditje të rënda.

Pamje nga protestat në Tiranë / Edi Rama përdor kaosin për të sunduar, Sali Berisha për t’u rikthyer, ndërsa Tirana e paralizuar u mbetet qytetarëve... Tirana nuk është kthyer vetëm në një shesh lufte prej një muaji. Kryeqyteti po shndërrohet në një gërmadhë urbane që po rëndon drejtpërdrejt mbi jetën e qytetarëve.

Të përfshirë në ankthin e përditshëm dhe në pasigurinë për lëvizjen, qytetarët nuk arrijnë të përmbushin as nevojat normale të jetës. Tirana është sot një qytet i gjymtuar, me një hapësirë urbane që nuk funksionon. Semaforët, transporti publik, jeta kulturore, sociale, arsimore dhe akademike kanë marrë goditje të rënda.

Prej një muaji, kryeqyteti po humbet çdo ditë nga jeta e tij ekonomike. Bizneset raportojnë rënie të aktivitetit dhe shumë prej tyre thonë se po afrohen drejt falimentimit.

Përballë kësaj situate, qeveria e Edi Ramës po përgjigjet kryesisht me polici, por nuk po ndërhyn për të rikthyer normalitetin në qytet.

Sipas informacioneve, pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryeministri pritet të mbajë një fjalim që e ka paralajmëruar si “të fortë”, me gërmadhat e Tiranës si skenografi.

Pamja të kujton konferencën e Fatos Nanos pas 14 shtatorit 1998, në Kryeministrinë e sulmuar nga mbështetësit e Sali Berishës. Rama kërkon të marrë rolin e viktimës, të tregojë se cilës palë i përket dhe të rifitojë terrenin politik që protestat e nisura prej një viti ia kanë gërryer.

Kryeministri po kërkon të përfitojë nga gërmadha, kur detyra e pushtetit është të mbrojë qytetin edhe kur ai gjendet nën sulm. Qeveria duhet të garantojë lëvizjen e qytetarëve, sigurinë e fëmijëve dhe familjeve, si edhe veprimtarinë e bizneseve që sot ndihen të kërcënuara.

Edi Rama e ka kthyer qeverisjen përmes kaosit në model politik. Siç thotë proverbi, ujku mjegull do. Kur vëmendja publike përqendrohet te dhuna dhe siguria, askush nuk pyet për hetimet, lejet e ndërtimit, tenderët dhe pazaret e pushtetit. Qeveria më pas del në skenë si mbrojtëse dhe garantuese e rendit që vetë nuk arriti ta siguronte.

Në anën tjetër qëndron Sali Berisha. Ai ka marrë përsipër autorësinë politike të kaosit, megjithëse nuk është autori i vetëm dhe ndoshta as kryesori. Berisha kërkon të mbijetojë si kalorësi i rebelimit, edhe pse kjo sjellje i kushton mbështetje në popullsinë qytetare të Tiranës.

Kjo humbje mund të peshojë në zgjedhjet vendore. Berishës, megjithatë, zgjedhjet duket se nuk i interesojnë. Ai kërkon që ato të mos zhvillohen dhe, nëse zhvillohen, mund t’i bojkotojë.

Ka edhe kalorës të tjerë të kaosit, por Edi Rama dhe Sali Berisha mbeten dy gjelat që këndojnë mbi gërmadhat e Tiranës, ndërsa qytetarët paguajnë faturën.

Një qeveri normale do të bënte gjithçka për të parandaluar shkatërrimin dhe për të riparuar menjëherë dëmet. Në Tiranë, semaforët mbeten jashtë funksionit, stacionet e djegura të autobusëve nuk rindërtohen, kangjellat dhe tabelat rrugore mungojnë, ndërsa bankat dhe institucionet vazhdojnë të mbulohen me struktura mbrojtëse.

Kjo gjendje lufte i shërben Edi Ramës. Ai përfiton politikisht nga frika dhe zhvendos vëmendjen nga punët e pista që pushteti kryen më lehtë në mjegullën e kaosit.

Një opozitë normale do ta akuzonte qeverinë për braktisjen e qytetit dhe shmangien e përgjegjësisë. Në Shqipëri po ndodh e kundërta. Mbetet pikëpyetja nëse kemi të bëjmë me miopi politike apo me një lojë të qëllimshme.

Në Izrael, kundërshtarët e Benjamin Netanjahut e goditën pikërisht te pika ku ai pretendonte se ishte më i fortë, siguria. Ata e akuzuan se dështoi të parandalonte masakrën e 7 tetorit 2023 dhe i rrëzuan aureolën e “Mister Sigurisë”.

Në Shqipëri askush nuk po e zhvillon këtë betejë. Tirana jeton nën frikë, qyteti po rrënohet, ndërsa pushteti dhe opozita numërojnë pikët që mund të fitojnë mbi gërmadha./Pamfletipushteti që mbahet dhe kërkohet mbi gërmadha 3 Komente G Glaukias 8 Nëntor 2026, 15:15 Fajtorët e parë jeni ju mediat nëse Tirana është në këtë gjendje... Të ndërhyjë qeveria për të rregulluar semaforët - thoni ju. Me çfarë lekësh ?? Me lekët dhe taksat e mia ??? Po ju që bëni thirrje për dhunë në protesta duhet të mbani përgjegjësi ???

Ju që shkruani nga mëngjesi deri në darkë që qeveria rrëzohet me dhunë, se dhe pak dhe Ramës i erdhi fundi, se erdhi diaspora dhe do e tërheqi zvarrë Ramën, se djegia e semaforëve, koshave të plehrave, stolave të parqeve, shkatërrimi i bizneseve private, i godinave shtetërore janë të drejta dhe janë shumë pak krahasuar me vjedhjet e qeverisë, tani kërkoni nga qeveria të rregulloi gjithçka ?? A keni fytyrë, a keni turp, a e mbani veten sadopak përgjegjës për këtë gjendje që e vuajmë ne qytetarët e thjesht që duam të jetojmë e punojmë normalisht ???? Hipokrita !!!! Nuk dua unë që lekët e taksave të mia të përdoren për të rregulluar çfarë shkatërruan vandalët. Ata që shkatërruan e vazhdojnë të shkatërrojnë, si dhe ata që nxitën dhe vazhdojnë të nxisin dhunë, duhet të paguajnë. Kërkoni parandalim kur jeni të parët që flisni për dhunë policore. Doni shtet ju po shtet që të zbatoi ligjin për të tjerët ndërsa për ju të mbylli një sy. Edhe njëherë : hipokritaa!!!! Përgjigjjuni s somalezi 8 Nëntor 2026, 15:27 Vellezerit siameze qe duan te sjne ende Shqiperine deri ne zhdukjen e saj nga harta e botes, Përgjigjjuni K Kritiku 8 Nëntor 2026, 17:06 Kjo gjendje lufte i shërben Edi Ramës. Ai përfiton politikisht nga frika dhe zhvendos vëmendjen nga punët e pista që pushteti kryen më lehtë në mjegullën e kaosit.????==>me dhunë nuk vjen dot në pushtet. Ca huliganë halabakë rruge kujtuan se me gurë, molotovë dhe fishekzjarre do gjunjëzonin popullin e do rrëzonin Ramën. Idiota komplet, të papërgjegjshëm. Kujtonin se do bënin grusht shteti me dhunë duke shkatërruar semaforët, djegur, banka, institucionet e biznese,e do paralizonin jetën në vend. Nuk ia dolën, dështuan. Tani janë katandisur 200 veta protestë që dalin sa për mos të thënë që dështuan të marrin me dhunë pushtetin. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Evropa e elitave, Ballkani i revoltës 8 Nëntor 2026, 14:3514:35Politike “Pensionistët numërojnë lekët për të mbyllur muajin”, Tabaku kritikon qeverinë: Pensionet në Shqipëri, më të ulëtat në rajon 8 Nëntor 2026, 13:4813:48Politike A po i vjen fundi formulës Rama-Berisha? Skenari që kërcënon monopolin politik në Shqipëri 8 Nëntor 2026, 11:5511:55Politike Agron Duka sfidon opozitën për Durrësin: Nëse nuk gjeni kandidat për fitore, hyj vetë në garë 8 Nëntor 2026, 11:5011:50Politike SPAK nis hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! 8 Nëntor 2026, 11:1611:16Politike Nga Bloomberg te Reuters dhe Al Jazeera, protesta e 7 nëntorit në Tiranë bën jehonë ndërkombëtare 8 Nëntor 2026, 09:4709:47Politike