Lajme Zone
Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë, publikohen foton e shqiptarëve
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë, publikohen foton e shqiptarëve

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës. Edhe tre persona të tjerë humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Athinën. Ata janë Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi. Trupat e shqiptarëve me shtetësi amerikane, që ndodheshin për turizëm në Athinë, u zbuluan gjatë mëngjesit të sotëm nën rrënojat e ndërtesës. Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, deklaroi: “Bëhet fjalë për një katastrofë të jashtëzakonshme.” Ndërtesa trekatëshe u shemb plotësisht si pasojë e forcës së shpërthimit, ndërsa ndërtesat fqinje pësuan dëmtime dhe mbeturina u shpërndanë nëpër rrugë. Mediat vendase raportuan se pati persona të lënduar nga materialet e shpërndara në rrugët përreth dhe se disa ndërtesa u desh të evakuoheshin. Raportohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi, por hetimet vazhdojnë ende. Në vendngjarje janë përdorur ekskavatorë dhe kamera termike për të kërkuar të mbijetuar. Shpërthimi ndodhi në një rrugë të vogël, e cila ndodhet midis dy prej vendeve më të vizituara të Athinës: Akropolit dhe Tempullit të Zeusit Olimpik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: shqiptare viktima